Edhe Avokati i Populli përkrahë protestën në Pejë

0
152

Avokati i Popullit konsideron se është e nevojshme që institucionet ta shqyrtojnë seriozisht kërkesën e qytetarëve për mbrojtjen e Lumbardhit. Kjo, në mënyrë që të bëhet balancim i drejtë në mes të interesave të qytetarëve për mbrojtje të mjedisit, të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të zhvillimit të hidroenergjisë.

“Institucionet duhet ta respektojnë të drejtën e qytetarëve për informim për çështjet mjedisore, si proces i pashmangshëm, i cili duhet t’i paraprijë çdo projekti me ndikim në mjedis. E drejta për informata mjedisore, e drejta e publikut në vendimmarrje mjedisore dhe qasja në drejtësi janë të drejta të njeriut dhe parime mbi të cilat bazohet i tërë legjislacioni që rregullon fushën e mjedisit në vend”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Në Pejë dje u protestua kundër ndërtimit të një hidrocentrali që një kompani austriake “KelKos – Energy Peja” dëshiron që të ndërtojë në rrjedhën e lumit./OxygenPress.info