E mbijetuara nga kanceri përshkon La Manche-in me not

Një amerikane, që i mbijetoi kancerit të gjirit, është personi i parë që përshkon La Manche-in me not, katër herë radhazi, një performancë kjo që zgjati 54 orë.

Sarah Thomas, 37 vjeçe, nga Kolorado mbërriti sot në jug të Anglisë nën duartrokitjet e një grupi të vogël njerëzish.

Para se të niste këtë aventurë sportive, Sarah Thomas ia kushtoi këtë akt të gjithë të mbijetuarve.

“Kjo është për të gjithë ata mes nesh që janë lutur për jetët tona, që e kanë pyetur me dëshpërim veten se çfarë do të ndodhte, që kanë luftuar mes dhembjeve e frikës për të fituar”, u shpreh ajo në Facebook.

Trajtimi i saj kundër kancerit përfundoi një vit më parë.