E gjithë java me reshje të dobëta shiu

0
96

Me kalimin e frontit të ftohtë gjatë ditës së sotme mbi rajon, në ditët në vijim fusha më jostabile dhe masa më të freskët ajrore nga veriu i kontinentit do të depërtojnë mbi vendin tonë.
Java e fundit e muajit maj do të karakterizohet me mot jostabil dhe më të freskët, ku kohëpaskohe priten reshje shiu, vende-vende të shoqërura edhe me bubullimë, mirëpo jo me atë intenzitet që patën shtrëngatat gjatë javës së shkuar. Temperaturat do të zbresin pak nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

26.05 – Më freskët, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Vende-vende mundësi për ndonjë bubullimë.

27.05 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu. Pasdite mundësi për bubullimë.
28.05-29.05 – Kryesisht me vransira dhe freskët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu, me mundësi për bubullimë.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 5C deri 7C, e maksimalet nga 14C deri 18C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 5-10m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet mbi vlera normale, me tendencë të rënie në pjesën e dytë të javës.