“E dua Kosovën gjer në dhembje, se është Shqipëri”

0
108

Nga Petro Marko

Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe një herë të vetme në Kosovë, ku më respektonin si shkrimtar dhe luftëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë deri më sot.

Mbeti një ëndërr. Këtë dëshirë e kam shfaqur me të gjithë kosovarët.

Për çudi, për mua kufiri ishte i pakapërcyeshëm. Edhe kjo është një nga dhembjet e mia.

E dua Kosovën gjer në dhembje, se është Shqipëri!