Drejtoria Komunale e Arsimit të Komunës së Prishtinës ka organizuar gara në nivel lokal nga lënda e fizikës

0
129

Nga Shpresa Shala

Drejtoria Komunale e Arsimit të Komunës së Prishtinës, sot organizojë garat në nivel lokal nga lënda e fizikës me nxënës të klasëve IX, X, XI dhe XII.

Fillimisht garat janë organizuar në nivel shkolle dhe më pas fituesit e përfaqësojnë shkollën në nivel komunal.

Garat në nivel komunal janë organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Fizikantëve të Kosovës.

Fituesi i këtyre garave do të përfaqësoj Komunën e Prishtinës në nivel republikan.