Dr.Fauci dhe ekspertët tjerë flasin në lidhje me rikthimin e jetës normale

0
184

Ndër pyetjet më të zakonshme e që kanë të bëjnë në lidhje me përfundimin e pandemisë dhe rikthimin e jetës normale po adresohen tek ekspertët.

Për këtë, në një intervistë për Healthline, Dr.Fauci së bashku me ekspertët tjerë u përgjigjen këtyre pyetjeve.

Dr.Anthony Fauci, ekspert i sëmundjeve infektive në SHBA

“Jam pak i zhgënjyer nga ajo se çfarë shoh.Nëse duam që ta rihapim ekonominë, shumë njerëz të rikthehen në punë, duhet të punojmë së bashku për ta ulur nivelin e infeksionit në komunitet”, tha ai.

Dr.Fauci shtoi se ai pret 700 milion doza të vaksinës anti covid që të jenë në dispozicion deri në prillin e vitit të ardhshëm.

Tutje, ai shtoi se me përpikmëri duhen respektuar mbajtja e maskës, distancimi fizik dhe higjiena personale.

Në anën tjetër, ai tha se një datë për rikthim të normalitetit është tejet e ndërlikuar.

“Nëse do të testohemi për vaksinën anti covid që të gjithë, dhe së bashku me respektimin e masave si mbajtja e maskës dhe distancimi fizik, atëherë në këtë formë do të ulej niveli i infeksionit në komunitet dhe në tremujorin e tretë të fundit të 2021 mund të fillojmë të mendojmë për një jetë normale”, shtoi ai.

Dr.William Schaffner, ekspert i sëmundjeve infektive

“Nuk e di se kur do të jetë ajo ditë, por do të jetë në një të ardhme të largët, pasi covid-19 nuk do të shuhet vetëm.Ne duhet të jemi të kujdesshëm, të matur dhe të arsyeshëm, duke respektuar masat mbrojtëse.”, tha ai.

Anëtarët e Shoqatës së Sëmundjeve Infektive në Amerikë (IDSA) kanë diskutuar, mësuar e hulumtuar që nga fillimi i pandemisë për covid-19.

Dr.W.David Hardy, specialist i sëmundjeve infektive, ka thënë për Healthline se në momentin që vaksina ka dhënë efektin e saj 65-70% tek popullsia, atëherë ajo do të jetë koha e duhur.

Në të njejtin mendim qëndron dhe Hardy, se në tremujorin e dytë apo të tretë të 2021 do të ketë një rikthim në normalitet./GazetaShneta/