“Doktoratura e trajnimet presin, fëmija jo: Afër të 40-ave s’kisha fuqi e s’isha në gjendje t’i shkoja nga mbrapa fëmijës sim”

0
499

Fëmija nuk ka nevojë për diploma doktorature, për shtëpi 500 metra katrorë apo për rroba me atë stemën e vogël të firmës që i shton çmimit disa zero të mira nga mbrapa. Fëmija ka nevojë për prindërit e tij, për shumë dashuri, përkujdesje ! Do i kuptoni këto fjalë pasi unë të shpjegohem më mirë.

Si një vajzë e rritur në një familje të thjeshtë prindërit më kishin ngulitur fort në mendje idenë se detyra ime ishte vetëm shkolla, në mënyrë që t’ia dilja me forcat e mia e mos t’ia kisha nevojën njeriut.  U rrita me idenë e të qenët një femër e pavarur e që karriera ka shumë rëndësi.

Gjithë mundi im u shpërblye… Arrita të punësohesha në një kompani serioze, të ngrihesha në detyrë! Çdo vit udhëtoja jashtë për trajnime dhe CV ime pasurohej gjithnjë e më shumë. Në rrethin e kolegëve njoha dhe të dashurin e zemrës. Qëndruam bashkë për 5 vite derisa vendosëm të bashkëjetonim! Nuk dua të zgjatem shumë rreth jetës në çift, sepse është e vetëkuptueshme që kishim ulje ngritjet tona si çdo njeri, por dua të flas për dëshirën tonë për t’u bërë prindër që s’ishte asnjëherë aq e fortë derisa unë fryva 35 qirinjtë në tortën time.

Pas shumë viteve, nuk e dija më për çfarë po punoja! Për të ndërruar arredimin e shtëpisë çdo gjashtë muaj, për rroba që ngelnin stokë në garderobë apo për ato drekat e darkat jashtë që kurrë nuk shijojnë si ushqimi në shtëpi! Mendoja se para se të bëhesha nënë duhet të ndihesha gati, të kisha vënë çdo gjë në vijë, por ja që këto gjëra nuk janë të prera me thikë. Ora biologjike nuk ndalon e nuk pret askënd prej nesh. Më kaploi një trishtim dhe tek shihja vajzat e reja që shtynin karroca rrugëve, doja të mbajë dhe unë një bebe në krahë ! Që prej ditëlindjes së 35-të nuk mendoja më për asgjë tjetër, veçse për një fëmijë ! Veç emocioneve që s’i kisha ndjerë kurrë më parë, frika më e madhe lidhje me shtatzëninë geriartrike: në gjuhën e shkencës, shtatzënia në moshë të madhe ! Pra unë konsiderohesha një grua që nuk mund të sillte dhe aq kollaj një fëmijë në jetë. Zoti deshi që gjithçka të shkonte mirë dhe unë për dy vite të mbaja në krahë ëngjëllin tim. 37- vjetorin e festova me të !  Pavarësisht lumturisë së pamasë asgjë nuk ishte si e kisha menduar.  Isha e lodhur, e stresuar dhe më dukej sikur nuk po i jepja fëmijës atë që donte më shumë energjinë dhe kohën time. E vishja me rrobat më të bukura, kishte lodrat e pelushit nga më të veçantat, por unë afër të 40-ave s’po mundoja dot ! Sigurisht si për çdo nënë, fëmija im është i pari, prioriteti im, por vetes nuk ia fal që prita aq gjatë për të.

Letër e përshtatur në shqip