Ditëve në vijim vranësira dhe diell, në fundjavë ngrohtë dhe kthjellët

0
57

Fushat anticiklonike që ndodhen mbi Europë qëndrore do të shtrihen mbi rajonin tonë, duke kushtëzuar mot stabil, të enjten me vransira e nga dita e premte kthjellime.

Ndërkohë masat e ftohta ajrore që depërtuan mbi vendin tonë gjatë natës së shkuar, gradualisht do të zëvendësohen me masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu, ku në fundjavë do të sjellin mot të ngrohtë.

Sipas parashikimeve të fundit, nga fillimi i javës së ardhshme pritet të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit që do të kushtëzojnë mot më të ftohtë, me mundësi edhe për reshje shiu dhe bore.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Në orët e mbrëmjes kohëpaskohe mund të tejkalojnë në vlera të pashëndetshme.

21.03 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje priten kthjellime.
22.03 – Kryesisht me diell.
23.03-24.03 – Fundjava kryesisht me mot të ngrohtë, kthjellime dhe diell.
25.03 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

Pas rënies së lehtë që pësuan temperaturat ditën e sotme, në ditët në vijim gradualisht do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 5C, e maksimalet nga 13C deri në 19C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet lartë mbi vlera normale, e më pas gradualisht do të pësojë rënie.