Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve

0
374

Në botë, me 20 nëntor shënohet  Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve, duke u nisur nga rekomandimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që nga viti 1956, shkruan OxygenPress.

Qëllimi i shënimit të kësaj dite është inkurajimi i vëllazërisë dhe mirëkuptimit në mes të fëmijëve, si dhe promovimi i mirëqenies së fëmijëve.

Më 20 nëntor 1959 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve. Gjithashtu, po më 20 nëntor, në vitin 1989, Asambleja e Përgjithshme ka miratuar edhe Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.

Që nga viti 1999, Dita Universale e Fëmijëve shënon edhe përvjetorin e datës kur Asambleja e Përgjithshme ka miratuar këto dokumente, njofton OxygenPress.

Në kuadër të aktiviteteve promovuese, me qëllim të shënimit të Ditës Universale të Fëmijëve, sot mbahet takimi i Avokatit të Popullit me fëmijë të shkollave fillore nga regjioni i Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Pejës dhe Fushë Kosovës./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu