DISA FAKTE INTERESANTE PËR MIKROBET

0
316

Nga Lul Raka

Një gram dhé mund të përmbajë më shumë se një miliardë mikrobe!

Në planetin tonë ka më shumë mikrobe se çdo lloj tjetër i gjallesave.

Mikrobet krijojnë së paku gjysmën e oksigjenit të cilin e thithim.

Shumica e mikrobeve nuk shkaktojnë sëmundje.

Mikrobet janë forma më e vjetër e gjallesave në tokë. Ato kanë qenë këtu për 3.8 miliardë vjet.

Disa ushqime, siç janë jogurti dhe çokollata janë krijuar me ndihmëne mikrobeve!

Mikrobet janë gjetur kudo në Tokë, madje edhe brenda vullkaneve!

A e keni ditur se zorrët e njeriut janë shtëpi e 1-2 kg baktereve : kjo është sa një qese me sheqer!

Ka 1000 herë më shumë baktere në zorrën tuaj sesa që ka yje në Rrugën e Qumështit.

Një lugë e thjeshtë e çajit me dhé, përmban 1 miliardë baktere, 120.000 fungje dhe 25.000 alga.

Në dorën e një njeriu ka më shumë baktere sesa që ka njerëz në tërë planetin.

Shumica e dorëzave të toaletit kanë 400 herë më shumë mikrobe sesa ulësja e toaletit.

Njerëzve iu ka kënaqur ushqimi dhe pijet, të cilat janë përfituar nga mikrobet për së paku 25.000 vjet.

Për shekuj me rradhë, njerëzit kanë përdorur barna natyrore që përmbajnë myk për shërimin e sëmundjeve. Por, ju mos e provoni këtë gjë në shtëpi!

Emri virus u nxor nga fjala e latinishtes, e cila nënkupton helmin.

Virusi i parë human, virusi i etheve të verdha u zbulua nga Valter Ridi më 1901.

Viruset nuk mund të shumëzohen vetë, prandaj duhet ta invadojnë një qelizë “strehuese” dhe ta marrin makinerinë e saj për të krijuar më shumë thërmiza virale.

Antibiotikët nuk veprojnë në sëmundjet që shkaktohen prej viruseve, siç janë flama dhe gripi.

Janë më shumë se 200 lloje të viruseve të flamës por vetëm disa janë të gripit.

Disa mikrobe përdoren për të përfituar ushqim. Myku Sacharomyces cerevisae përdoret për të përgatitur bukën dhe birrën. Llaktobacilet përdoren për përftimin e jogurtit dhe djathit.

Miliona mikrobe mund të fshihen nën orët tuaja dhe bylyzykët. Në unazën tuaj të gishit mund të ketë mikrobe aq sa ka njerëz që jetojnë në Evropë.

Prej majës së gishtit e deri te bërryli ne kemi 2-10 milionë baktere.

Vetëm nga flama, shkollat humbin afër 22 milionë ditë mësimi.

Disa viruse dhe baktere mund të jetojnë në tavolinat e kafeterive dhe reze të dyerve nga 20 minuta deri 2 orë.

Në vitin 1901, shumica e njerëzve jetonin më shumë se 47 vjet. Sot, shumica e njerëzve jetojnë 77 vjet ose më shumë duke iu falënderuar mjekësisë moderne, përfshirë edhe antibiotikët!

90% e mikrobeve të duarve tuaja ndodhen nën thonj!

Fjala vaksinë rrjedh prej fjalës latine vacca , që d.m.th. lope; sepse vaksina e parë u krijua nga sëmundja e lisë së lopëve.

Nga pakoja edukative E-bug
https://www.e-bug.eu/