Dhjetëra viktima pas konsumimit të pijeve të falsifikuara

0
127

Dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë kësaj fundjave për shkak të konsumimit të pijeve me alkool të falsifikuar në Indi duke nxitur kështu një operacion policor kundër fabrikave klandestine të prodhimit të alkoolit, njoftuan autoritetet.

Disa persona janë në gjendje spitalore në një zonë malore rreth 150 kilometra në veri të Nju Delhit.

Sipas medias indiane, bilanci i viktimave ka arritur në 116 që nga e premtja dhe pritet që ky numër të rritet, ndërkohë që më shumë se 3 000 persona, të cilët dyshohen të kenë lidhje me kontrabandën e alkoolit, janë arrestuar.

Qindra indianë të varfër humbin jetën çdo vit nga konsumimi i alkoolit të falsifikuar që shitet me çmim të lirë në tregje.

Kontrabandistit shpesh shtojnë metanol, një lloj alkooli me nivele të larta toksike, i përdoruar shpesh herë si antingrirës