“Detyra ime ndaj vetvetes dhe ndaj jush është të qëndroj e qetë dhe t’i lë të gjithë të marrin atë që meritojnë”

0
190

Më kujtohet nëna ime; kishte shumë probleme. Ajo nuk flinte, ndjehej e rraskapitur, ishte e stresuar, nervoze dhe shumicen e kohes ne humor te keq…Gjithmonë e sëmurë, derisa një ditë papritmas ajo ndryshoi…
Situata ishte e njëjtë, por ajo ishte ndryshe…
Një ditë, babai i tha asaj:
– E dashur kam kërkuar punë për tre muaj dhe nuk kam gjetur asgjë, po dal te pi ndonje birre me ca shoke…
Nëna ime iu përgjigj:
– Në rregull.
Vëllai im i tha:
– Mama, nuk kam kaluar në të gjitha lëndët e kolegjit …
Nëna iu përgjigj:
– Në rregull, do t’i kalosh heres tjeter dhe nëse nuk e bën ,atëherë do të përsërisesh semestrin, por do të paguash vete taksat e kolegjit.
Motra ime i tha:
– Mami, kam prishur më duket makinen,e godita diku.
Nëna iu përgjigj:
– Është në rregull vajze, çoje në garazh, mendo si t’i besh parate per ta riparuar dhe ndërsa ata ta riparojnë, lëviz me autobus ose metro.
E dashura e djalit i tha asaj:
– Do të rri disa disa dite me ju,mundem?
Nëna ime iu përgjigj:
– Në rregull, shko ne dollap dhe kerko carcafet dhe beje gati shtratin tend….
Të gjithë në shtëpi u mblodhën të shqetësuar nga këto reagime. Kishim dyshimet tona pasi ajo në mëngjes shkoi te mjeku dhe ndoshta ai i ka rekomanduar dicka te gabuar dhe ajo eshte nën efektin e ilaçeve…
Por befasia ishte kur të gjithë u mblodhëm në darkë dhe mamaja ime na shpjegoi:
-” Më desh shumë kohë për të kuptuar se të gjithë janë përgjegjës për jetën e tyre dhe më janë dashur vite për të zbuluar se ankthi,lodhja ime, depresioni,pagjumësia dhe stresi im nuk i zgjidhin problemet tuaja.
Unë nuk jam përgjegjëse për veprimet e njerëzve të tjerë, por jam përgjegjëse për reagimet që kam shfaqur gjithe keto vite…
Prandaj kam arritur në konkluzionin se detyra ime ndaj vetvetes dhe ndaj jush është të qëndroj e qetë dhe t’i lë të gjithë të marrin atë që meritojnë.
Kam gjetur një emërues të përbashkët qe ne fund te gjitha te cojne ne nje pike: unë, vetem unë mund t’i bej keq vetes sime sepse ju keni të gjitha aftesite e nevojshme për t’i zgjidhur vete problemet ne jetë!
Unë mund t’ju jap ndonje keshille vetem nëse ma kerkoni dhe perseri ju jeni ata qe vendosni nese doni t’i ndiqni apo jo…
Kështu që, nga sot e tutje, unë pushoj së qeni: pergjegjese e përgjegjësive tuaja ,thes i gabimeve, makine larese e keqardhjeve, avokate e gabimeve tuaja, muri i vajtimit, ,grumbulluese e detyrave tuaja dhe ajo qe i zgjidh ato apo përmbush përgjegjësitë tuaja…
Tani e tutje ju deklaroj të gjithë të rritur dhe të pavarur mjaftueshem!
Që nga ajo ditë familja filloi të funksionoje më mirë, sepse të gjithë në shtëpi e dinin saktësisht se çfarë duhet dhe ju takonte të bënin.

( E huazuar)