Dëmtohet gypi i ujit AC 200 mm në rrugën ” Mehmet Major Bushi” në Prishtinë

0
95

Para pak çastesh është dëmtuar gypi i ujit AC 200 mm në rrugën ” Mehmet Major Bushi” në Prishtinë.

Dëmtimi është shkaktuar nga nënkontraktor të NP Termokos.

Ekipet teknike të mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendngjarje për analizimin e gjendjes dhe mundësinë sa më të shpejtë të sanimit.

Pa ujë të pijshëm janë pjesa e njejtë e lagjes ” Bregu i Diellit” konkretisht rrugët ” Xheladin Rekaliu” dhe ” Hyzri Talla”