Dëgjohen dëshmitarët për vrasjen me thikë të 19 vjeqarit nga Prizreni

0
179

Sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit, u mbajt shqyrtimi kryesor kundër të akuzuarit Haxhi Hajdar Selmanaj, i cili po akuzohet për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Drejtësia Sot, raporton se i pandehuri Selmanaj, po akuzohet se ka privuar nga jeta të riun Prizrenas E.K., pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me vëllain e të ndjerit Z.K.

Në seancën e sotme janë administruar si provë dekalaratat e dëshmitarëve Z,K., H.SH, dhe P.SH.

Dëshmitari Z.K., pasi që i njëjti është edhe vëllai tani i të ndjerit Elmir Kryeziu deklaroi se, me të akuzuarin Selamanaj kemi qenë shokë, dhe para se të ndodhë rasti jemi takuar dhe i njëjti më ka ofruar të shesë lendë narkotike por nuk e kamë pranuar një gjë të tillë.

Mirëpo në ditën kritike Z,K deklaron se e gjithë zënka kishtefilluar për shkak se i akuzuari i lartëcekur kërkoi nga ana ime një cigare mirpo nuk kisha përt ti dhënë, atëhërë ai filloi të më sulmojë dhe përdori fjalë banale kundrejt familjes sime.

Tutje, dëshmitari i lartëpërmendur shtoi se asnjë herë më parë nuk kishte pasur probleme me të akuzuarin Selmanaj dhe me familjen e tijë.

Ndërsa dëshmitarja H.SH., e cila ishte punëtore e një marketi deklaroi se nuk kishte ndëgjuar asnjë zhurmë sa i përket përleshjes në mes të akuzuarit dhe viktimës, por me të dalë nga marketi, e kamë vrejtur të ndjerin Elmir, se mbante me dorë gjoksin dhe ishte nisur në drejtim të lokalit, pastaj më këshillë i’u drejtova që gjoksit t’ia vëjë këmishën, në mënyrë që ti ndalet gjakëderdhja.

Në fund, dëshmitari P.SH., deklaroi se në ditën e ndodhjes së ngjarjes isha duke ndejtur me mysafirë dhe papritmas erdhi vëllau i të ndjerit Elmir, dhe më kërkoi ndihmë që ta dërgoj vëlluan e tijë në qendrën spitalore në Prizren, për shkak të marrjes së plagëve nga therja me thikë.

Kujtojmë se, mbrojtësi i të akuzuarit avokat, Esat Gutaj së bashku me të pandehurin Selmanaj qysh në seancën e shqyrtimit fillestar kishin qenë të disponimit që të shkojnë në marrëveshje për pranim të fajësisë, mirëpo një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga pala e dëmtuar.

Më pas anëtarja e trupit gjykues, gjyqtarja Teuta Krusha, vendosi që shqyrtimin e radhës ta caktojë me datë 01 dhjetor 2020 në ora 10:00./DrejtesiSot