Dedushaj: Ata që punuan në Infektivë gjatë pandemisë, janë heronj të gjallë

0
172

Me moshë është në pension por jo edhe me punë.

Prof. Dr. Isuf Dedushaj përveç që është angazhuar vazhdimisht gjatë kohës së pandemisë, nuk ndalet asnjëherë duke dhënë edhe këshilla që virusi të mos përhapet te shumë persona por edhe si të tejkalohet më lehtë.

Kur flet për Lul Rakën thotë se është ndër figurat më të ndritura të mikrobiologjisë shqiptare. E quan shpirt human dhe profesionalist të madh.

Dedushaj këshillon që t’i përmbahemi këshillave të mjekëve dhe kritikon mediat për mos prezantim të duhur për rreziqet e COVID-19.

“Nuk është shumë i rrezikshëm. Por, është i rrezikshëm sepse është virus i ri dhe është e dyta më e rënda për shkak të pamundësisë për ta parandaluar. Sëmundjet që përcillen nga spërklat janë gjithmonë më problem. Nëse ju keni marr dozë të vogël të virusit, ai futet në kanale të frymëmarrjes dhe pastaj kalon në mushkri, pastaj shkakton problemet e tjera dhe dërgon deri vdekja. Kjo është e tmerrshme sepse mi 4 milion banorë që kanë qenë të izoluar”, thotë ai.

Tregon se shumë persona e kalojnë virusin pa simptoma ndërsa shpjegon se sa më kontakt i largët që je me virusin aq më i dobët është ai në organizmin tënd.

“Nuk është dashtë të bëhet hapja e menjëhershme e aktiviteteve. Është dashtë me prit që të mos ketë të paktën 14 ditë asnjë rast pozitiv me virusin që pastaj të hapen aktivitetet. Ne kemi staf të trajnuar por jo infrastrukturë. Izolimi është veprimi i parë, i dyti është që aty ku të ka zënë virusi aty duhet qëndruar, e njerëzit kanë lëvizur. Populli ka qenë shumë i dëgjueshëm në fillim, kur dihet që pandemia ka dikuar shumë edhe në shëndetin mendor”, thotë Dedushaj në Oxygen.

Teksa ka folur për mjekët në Kosovë, i quan heronj të gjallë, ndërsa vlerëson se mjekësia e ka dhënë provimin kësaj radhe më shumë se kurdoherë.

“Ju kam thënë dhe ju them prapë; nëse keni marr me studiu mjekësinë për me u bat ë pasur, mos e gëzofshi. Sepse, mjekësia në rend të parë është humanizëm. Kam qenë nëpër shumë universitete dhe fatkeqësisht shumë vonë e kam kuptuar që mjekësia është bërë biznes. Te ne fatmirësisht ende e kanë një shpirtbardhësi, se nuk ka më keq se kur vjen pacienti e që duhet me pagu 20 euro e ai nuk i ka ato para as për bukë”, thotë ai.

Dedushaj vlerëson se doktorët nuk duhet të merren me politikë, madje thotë se e bëjnë për të vjellë kur i sheh teksa merren me politikën.

Ai ka folur edhe për shumë tema të tjera, si është krijuar njeriu, për shkencëtarë të njohur në botë, për sëmundje nga më të rëndat e edhe për reagimet që janë bërë nga tyre.

Intervistën e plotë të Dedushajt mund ta shikoni në kanalin e OXYGEN në youtube.

Dedushaj ka treguar edhe për lashtësinë e qyteteve shqiptare madje edhe se si e mori Prishtina emrin.

“Ne ja kemi pa sherrin historisë që nuk  e kemi shkru vet. E kanë shkruar të tjerët. Kam lexu një libër të një mjeku serb por çka kam lexuar aty për ne është e tmerrshme, shkrime denigruese për një popull që këtu është që 4 mijë vjet”, thotë Dedushaj, duke shtuar se shqiptarët janë popull i përshtatshëm kudo që shkojnë.

Vlerëson se kemi një sferë të errët në kokë.

Isuf Dedushaj është autor i monografisë mjekësore të parë në gjuhën shqipe./oxygenpress.info