“Dashuria bëhet barrë, bëhet kapistall, varësi, skllavëri”

0
197

Nga Osho

Vetën para ca ditësh një burrë erdhi te unë dhe më më tha se ndihej shumë fajtor. “Doja një grua, e doja shumë, shumë. Ditën që ajo vdiq po vajtoja, por një çast e kapa veten me një farë lirie përbrenda, sikur të më ishte hequr një barrë. Mora frymë thellë, sikur të isha i lirë”. Atë çast ai u bë i vetëdijshëm për një shtresë dytësore të ndjenjave të veta. Nga jashtë po qante e ulërinte e thoshte “Nuk jetoj dot pa të, tani është e pamundur jeta, do të duket si vdekje”, por thellë poshtë thoshte “Kuptova se po ndihem shumë mirë, tani ndihem i lirë”. Një shtresë e tretë filloi të ndihej në faj, i thotë vetes “çfarë po bën?”, ndërsa para tij shtrihej trupi pa jetë, duke e bërë të ndihej në faj të madh.

Ky njeri erdhi te unë dhe më tha ta ndihmoja “Më ndihmo! Çfarë i ndodhi mendjes sime? Kaq shpejt e tradhëtova? Nuk ndodhi asgjë, askush nuk tradhëtoi? Por dashuria bëhet barrë, bëhet kapistall, varësi, skllavëri. Pse bëhet e tillë? Gjëja e parë që duhet kuptuar është se nëse shndërrohet në skllavëri, ishte vetëm një iluzion sikur ishte dashuri. Po luanit me veten dhe e mendonit si dashuri. Në fakt kishit nevojë për ca litarë, frerë, madje thellë-thellë do të gjeni nevojën tuaj për tu bërë skllevër.

Ka një frikë të fshehtë kundrejt lirisë dhe të gjithë duan të bëhen skllevër. Të gjithë, sigurisht, flasin për lirinë, por askush nuk ka kurajon të çlirohet vërtet, sepse kur jeni plotësisht të lirë JENI VETËM. Nëse keni kurajon të jeni vetëm, vetëm atëherë mund të jeni të lirë. Por askush nuk është aq kurajoz sa të rrijë vetëm. Keni nevojë për dikë, sepse keni frikë nga vetmia juaj. Mërziteni me veten, nuk rrini dot një sekondë vetëm me veten, me veten ju duket gjithçka pa kuptim. Me dikë tjetër jeni në veprim dhe krijoni kuptime false rreth vetes. Nuk jetoni dot për veten, por nisni jetën për dikë tjetër. Dhe kjo vlen edhe për tjetrin, gjithmonë: ai ose ajo, nuk jeton dot vetëm dhe është në kërkim të dikujt. Dy njerëz që kanë tmerr vetminë e tyre bashkohen dhe fillojnë të luajnë – lojën e dashurisë.

Por thellë përbrenda po kërkojnë angazhim, lidhje, skllavërinë. Pra, herëtavonë, ajo që po dëshironit ndodh. Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha të botës. Do ta keni dhe paraloja zhduket, sapo mbaron funksioni i saj. Kur jeni bërë burrë e gura, skllevër të njëri-tjetrit, kur ndodh martesa, dashuria do të zhduket sepse dashuria ishte vetëm një iluzion në të cilin dy njerëz mund të skllavëronin njëri-tjetrin.