Danimarka lehtëson disa kufizime antiCOVID-19

0
106

Qeveria daneze njoftoi sot se do të lehtësojë disa kufizime antiCOVID-19 më 1 mars, në atë që ajo e konsideron si rihapje graduale e vendit.

“Ne kemi bërë një hap të madh dhe të rëndësishëm drejt një rihapjeje të përgjegjshme, të kontrolluar dhe graduale”, tha ministri i Drejtësisë, Nick Haekkerup.

“Kufizimet e lehtësuara janë në përputhje me këshillat e ekspertëve shëndetësorë”, shtoi ai.

Që nga e hëna, shumë dyqane që janë mbyllur që nga fundi i vitit 2020 do të lejohen të rihapen, me kusht që hapësira e tyre e shitjes të jetë më pak se 5 000 metra katrorë dhe të mos ndodhen në qendra tregtare.

Edhe dyqanet më të mëdha mund të hapen sërish, por me një numër shumë të kufizuar të klientëve.

Kufiri në takimet publike për aktivitete të organizuara sportive në natyrë do të rritet nga pesë në 25 pjesëmarrës.

Nxënësit do të lejohen nga e hëna të kthehen në shkollë, megjithëse klasat do të jenë të kufizuara në 50 % të kapacitetit dhe nxënësit do të duhet t’u nënshtroheshin dy testeve COVID-19 në javë./ATSH