“Çrregullimi që prek fëmijët është ADHD , në gjuhën popullore shpesh e quajmë hiperaktivitet”

0
328

Nga Mirela Muka -Psikologe

Nje nga crregullimet qe prek femijet eshte dhe ADHD , ne gjuhen popullore shpesh e quajm hiperaktivitet, por qe nuk eshte i sakte ky etiketim .Disa te dhena per kete crregullim i keni te listuara me posht .

Nese keni disa minuta kohe te lire ,mundet ti lexoni .

Çrregullimi i pamjaftueshmërisë së vëmendjes me hiperaktivitet (ADHD) karakterizohet nga prania e mungesës së vëmendjes, aktivitetit të tepruar dhe impulsivitetit.

Pavëmendja i referohet stilit të sjelljes, përfshirë çorganizimin dhe mungesën e vazhdimësisë së më tepër sesa një procesi psikologjik, që del në pah prej testeve të vëmendjes. Paraqitja e saj, merr forma të ndryshme në mosha të ndryshme dhe ndikimi i saj ndryshon sipas kërkesës që bën ambienti për vëmendje.
Mosha kur ky crregullim vihet re dhe merr trajten e plote eshte kur femija ndjek aesimin fillor ,pra mosha 7-8 vjecare .

Simptomat e ADHD-së fillojnë të ndërhyjnë dukshëm në sjellje dhe në mbarëvajtjen shkollore. Fëmija vazhdimisht lëviz, zbret e ngjitet në karrige dhe bën zhurmë duke kërcitur stilolapsin, apo duke luajtur me objekte të tjera. Zhurmat ambientale normale si kolla e dikujt i tërheqin vëmendjen fëmijës. Ai nuk është në gjendje të dëgjojë porositë apo të përfundojë detyrat. Fëmija jep përgjigje përpara se të mbarojë pyetja. Mbarëvajtja shkollore është e mangët për shkak se fëmija bën gabime nga shpejtësia, shpesh humb ose harron të bëjë detyrat e shtëpisë dhe nuk arrin të ndjekë porositë që i jepen.