Çrregullime ushqimore që ndoshta s’i keni dëgjuar më parë

Çrregullimet ushqimore me të cilat do të prezantoheni më poshtë shkaktojnë jo pak probleme fizike dhe mendore. Mënyra e të ushqyerit është e lidhur drejtëpërdrejt me stilin tonë të jetës, prandaj duhet të zbuloni nëse vuani (ose jo) nga ndonjë prej çrregullimeve më poshtë.

Ortoreksia nervoze

Është mirë të mundohesh të ushqehesh shëndetshëm, por kjo gjë kthehet në problem në momentin që lejoni dietën t’ju kontrollojë mendjen. Ndryshe nga anoreksia apo bulimia që kanë të bëjnë me sasinë e ushqimit që hani, ortoreksia fokusohet tek cilësia e ushqimit. Njerëzit e prekur nga ky çrregullim, janë të fiksuar të kontrollojnë çdo detaj të ushqimeve dhe nuk konsumojnë asnjë ushqim që mund të ketë ngjyrues apo përbërës të tjerë të modifikuar.

Anoreksia atletike

Zakonisht ky lloj çrregullimi shfaqet më tepër tek atletët të cilët duan të kenë një trup sa më të formuar dhe të fortë. Ata i kushtojnë një rëndësi të madhe kalorive që konsumojnë dhe i privojnë vetes çdo ushqim që ka një sasi më të madhe kalorish sesa ajo që ata kërkojnë. Kjo sjell mungesë produktiviteti dhe mund t’i pengojë ata në punën e tyre.

Diabulimia

Ky është një lloj çrregullimi i cili lidhet me diabetin dhe zakonisht personat që vuajnë nga diabeti i tipit 1, janë më të prirur drejt këtij tij. Këta persona shmangin injektimin e insulinës dhe kjo bën që të bien direkt në peshë dhe ju shkakton akoma më shumë probleme me diabetin.

Pica

Ky çrregullim nuk ka të bëjë me picën, por me tendencën për të ngrënë gjëra të pista apo materiale jo-ushqimore. Persona që kanë këtë çrregullim, kërkojnë të hanë letër, ngjyra apo pluhur. Edhe pse duket i çuditshëm, në fakt ky çrregullim është tepër i përhapur dhe i rrezikshëm sepse personat e prekur prej tij, mund të provojnë të hanë materiale helmuese apo të patretshme.

Sindroma e urisë gjatë natës

Edhe pse mund të duket normale që të zgjoheni në mes të natës dhe të ndjeni nevojën për të ngrënë diçka, në fakt nuk është. Ky është një çrregullim i cili lidhet edhe me depresionin dhe është një mënyrë për të shëruar veten me anë të ushqimit. Kjo sindromë është shënja e parë që ju tregon se jeni në depresion.

Burimi: Women’s Health, Health Line, Anabel