Çka duhet të dini për Holandën?

0
1555

Mbretëria e Holandës apo Vendet e ulëta është një nga vendet e para që kishte Parlament të Zgjedhur.

Familja e saj mbretërore daton nga princi Uiliami i Oranzhit që luftoi për liri fetare kundër Spanjës. Belgjikën e ka në jug, Gjermaninë  në lindje dhe Detin e Veriut në veri dhe në perëndim. Holanda shtrihet në një deltë balte, të krijuar përgjatë shekujve nga grykëderdhjet e lumenjve Rin, Muz dhe Sheld dhe degëve të tyre.

Holanda sot…

Amsterdami është kryeqyteti i Holandës, mirëpo Parlamenti Holandez ka selinë në Hagë, e cila është seli edhe e Qeverisë. Industria e suksesshme holandeze përfshijnë përpunimin e ushqimit, kimikateve, inxhinierinë, dhe hortikulturën. “Royal Dutch Shell”, “Phillips”, “Unilever”,”Heineken” dhe “Amstel” janë brende të njohura holandeze. Djathërat holandez si Edam dhe Gouda mund të blihen edhe në Kosovë.

Kryeqyteti holandez Amsterdami është i famshëm për kanalet e ujit dhe shtëpitë e bukura.

Në Holandë….

  • Fëmijët holandezë varin flamurin kombëtar dhe çantën para shtëpisë kur japin ndonjë provim.
  • Gati gjithkush ka biçikletë dhe ka dy herë më shumë biçikleta sesa vetura.
  • Holanda ka vetëm 0,0008 për qind të sipërfaqes botërore të tokës por është eksportuesi i tretë më i madh i produkteve bujqësore.
  • Aeroporti “Schipol” në Amsterdam është 4.5 metra nën nivelin e detit.

Djathi Gouda dërgohet për t’u matur në tregun katërqindvjecar të djathit Alkmaar. 

Fakte rreth Holandës….

  • Është anëtar themelues i BE’së
  • Sistemin politik e ka – monarki kushtetuese
  • Ka 16.4 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Amsterdami është kryeqytet
  • Holandishtja është gjuhë zyrtare
  • “Halo ” është përshëndetje tipike 

Vendet e ulëta

Njëzet e shtatë për qind e Holandës është nën nivelin e detit. Vendi thahet me ndihmën e 4,000 milje lumenjsh e kanalesh. Holandezët kanë bërë luftë me detin 2,000 vjet dhe më 1986 ata kanë njohur provincën e 12-të, Flevoland, e cila shtrihet mbi hapësirë tërësisht të marrë (përftuar) nga deti.

Amsterdami fillimisht është ngritur përreth një pende të ndërtuar në lumin Amstel. 1421 shtëpi shumica prej druri janë shkrumbuar nga zjarri dhe shtëpi të reja janë ndërtuar përgjatë brigjeve të lumit. Meqë ka mungesë toke, shtëpitë në Amsterdam janë të larta e të ngushta. Shumica kanë një çikrik në majë për t’i futur mobilet brenda nga dritaret.

Haga

Haga është kryeqyteti botëror i drejtësisë dhe vendi i Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi, shkurt ICTY. Kjo gjykatë merret me krimet e luftës të ndodhura në Ballkan gjatë viteve ’90-të. Në ICTY, njerëzit gjykohen për krime si gjenocidi, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.. Njëqind e gjashtëdhjetë persona janë akuzuar deri tashti. Haga po ashtu është seli e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit, Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale dhe EVROPOL-it, shërbimi i inteligjencës për aktivitete kriminale i BE-së.

Kë e njihni?

Rembrandt van Rijn dhe Johanes Vermer ishin piktorë të famshëm të shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe Vinsent van Gogu pikturoi kryeveprën e famshme “Luledielli”, më 1880.

Erasmusi, humanisti dhe shkrimtari i shekullit të shtatëmbëdhjetë, ishte holandez, ndërsa ditari i Ana Frankut, është përshkrim i famshëm i jetës së një vajze hebraike në Amsterdamin e okupuar nga nazistët. Rud Gullit, futbollist dhe trajner, është po ashtu holandez.

Holanda ka ende gati 1,200 mullinj ere funksionale. 

Tulipanomania

Në Holandën e shek. të 17-të, mënyra më e mirë për t’i lënë mbresë dikujt ishte të kishe tulipanin më të pazakontë. Njërit i kishin ofruar 3,000 gilderë, rroga vjetore e një artizani, për një tulipan vjollcë të errët, me skaje të bardha dhe vija të holla, të purpurta. Një tjetër, e ka dhënë shtëpinë në fshat për tre tulipanë.

Holanda ende kultivon më së shumti tulipanë. Në një park të Holandës, cdo vit mbillen nga 7 milionë tulipanë.

A keni uri?

Vaktet holandeze përmbajnë ushqim deti, gjellë me mish, pure patatesh me perime, tortë e pite mollësh të shijshme, apo unaza të skuqura mollësh, që hahen për natë të Vitit të Ri. Harengat e freskëta me qepë, janë shujtë e dashur e holandezëve. Vetëm kthejnë kokën anash, mbajnë peshkun lartë për bishti dhe e kafshojnë.

BE-ja dhe të drejtat e njeriut

Holanda një kohë të gjatë ka qëndruar në krye të betejës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Shumë masa për të drejta të njeriut janë miratuar në Hagë dhe udhëhiqen nga Konventat e Hagës. Respekti për të drejta të njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit janë vlera kyç të Traktatit të Romës dhe atyre të mëvonshëm të BE-së. 

Karta e të Drejtave Fundamentale

Brenda BE-së, të drejtat e njeriut janë fuqizuar nëpërmjet Kartës së të Drejtave Fundamentale. BE-ja pandërprerë promovon dhe i mbron ato, si brenda kufijve të saj e po ashtu edhe në raport me vendet e jashtme. Çdo vend që do t’i bashkohet BE’së, duhet të dëshmojë se i respekton të drejtat e njeriut, sikurse edhe ato 120 vende që kanë marrëdhënie tregtare dhe marrëveshje të tjera me Bashkimin… (BE-ja ka ndëshkuar me sanksione si Myanmari dhe Zimbabveja pasi që nuk i trajtojnë si duhet qytetarët e tyre). Politikat e BE-së për të drejta të njeriut fokusohen në të drejtat civile, politike, ekonomike sociale e kulturore. Ato po ashtu promovojnë të drejtat e grave, fëmijëve, pakicave dhe personave të zhvendosur, sikurse edhe të azilkërkuesve dhe emigrantëve. Diskriminimi në baza racore, ose etnike, fetare apo të besimit, aftësive të kufizuara, moshës, apo përcaktimit seksual, është krim sipas ligjeve evropiane dhe BE-ja mund të marrë aksione nëse beson se këto ligje janë shkelur. BE-ja ka krijuar edhe Agjencinë e të Drejtave Fundamentale. Ajo zhvillon luftën kundër trafikimit të njerëzve nëpërmjet programeve ndërkufitare. Anekënd botës, Iniciativa Evropiane për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, e financuar nga BE-ja, punon për të:

  • forcuar demokracinë;
  • heqjen e dënimit me vdekje;
  • ndalimin e torturës;
  • luftimin e racizmit e diskriminimit;
  • financimin e projekteve të barazisë gjinore;
  • mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve;
  • bashkëpunimin me organizata të tjera për të drejtat e njeriut. / Të nisemi për në Evropë/ Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu