Cilësitë që ju bëjnë një njeri me karakter të fortë

Ndoshta nuk mund të keni një karakter të fortë, por një personalitet të tillë mund ta “kalisni”.

Njerëzit e fortë nuk kanë as më pak e as më shumë veçse 13 cilësitë e mëposhtme.

1- Dini si të balanconi emocionet me logjikën. Mos lejoni që emocionet tuaja të mposhtin logjikën sa herë duhet të merrni ndonjë vendim të rëndësishëm. Nëse keni karakter të fortë, atëherë dini si ti balanconi të dyja.

2- Dini si ta shpenzoni kohën tuaj. Shumica prej nesh mund të gjejë një mijë justifikime për t’ju shmangur përgjesive dhe punëve që duhen mbaruar në kohë. Por personat e fortë, fokusohen tek ajo cfarë ata vërtet duan të bëjnë pa humbur kohë më punë joproduktive.
3- Dini sesi të përshtateni me ndryshimet. Jeta ndryshon vazhdimisht dhe disa e kanë të vështirë të përshtaten me ndryshimet duke u përpjekur thjesht për t’iu rezistuar atyre. Karakteret e fortë përshtaten shpejt me çdo lloj ndryshimi.

4-Përballeni me “fobitë” tuaja. Shumë njerëz i shmangin ato; të tjerë përballen me to thjesht për t’u dukur mirë. Por personat e fortë mendërisht nuk kanë asgjë për të provuar. Ata përballen me çdo vështirësi pa dhënë ndonjë reagim.

5- Mësoni nga gabimet tuaja. Njerëzit me karakter të fortë as nuk justifikohen dhe as nuk I fshehin gabimet nga të tjerët ata thjesht përpiqen të mësojnë prej tyre.

6- Festojnë sukseset e të tjerve. Në vend që të mbylleni në shtëpi nga xhelozia, urojini miqtë, kolegët për sukseset e tyre. Kjo ju bën një person më me vlera.

7- Merrni vendime sipas vlerave tuaja. Nëse jetoni duke njohur aftësitë, vlerat dhe i merrni vendimet tuaja duke marrë parasysh prioritetet tuaja, me siguri që vendimet tuaja nuk do të bëhen kurrë lëmsh.

8- Fokusohuni në përmirësimin e aftësive tuaja dhe jo për t’i treguar ato tek të tjerët. Në përgjithësi synohet të përmirësojmë aftësitë tona për të marrë aprovimin nga të tjerët por këtë nuk e bëjnë ata që kanë karakter të fortë. Ata vazhdimisht kërkojnë më shumë nga vetja por jo për të tjerët.

9- E dini se durimi është çelësi i suksesit. Personalitet e mëdha e dinë se ndoshta u duhet edhe një kohë e gjatë deri sa të marrin frutet e punës.

10- I shikoni vështirësitë si një mundësi. Çdo problem që ju del përpara është një mundësi për ju që të shikoni dhe të përmirësoni aftësitë tuaja. Njerëzit zakonisht acarohen kur ndeshem me një problem, por jo tipat e fortë. Ata i pranojnë sfidat për t’u bërë akoma më të suksesshëm.

11- Ngriheni përsëri sa herë që rrëzoheni. Për njerëzit e fortë, rënia nuk është përfundimi i një rruge por fillimi i saj.

12- Optimistë dhe realistë në të njëjtën kohë. Para çdo pengese kjo kategori liderësh është gjithnjë pozitive por edhe me këmbë në tokë.

13- Jeni gjithnjë gati për të mësuar. Një ditë e re, person i ri, eksperiencë e re. Personat e fortë janë gjithnjë gati të mësojnë rreth çdo gjëje që u del përpara.