Cila është pesha normale tek fëmijët sipas moshës që kanë ?

0
478

Sa duhet të shtojë peshë një fëmijë nga lindja deri në vitin e tetë të jetës?
Fëmija im nuk po shton peshë sa duhet, çfarë të bëj?
Fëmija im ka shtim të tepërt të peshës, çfarë të bëj?

Një nga shqetësimet më të mëdha të prindërve pas ardhjes në jetë të fëmijeve të tyrë është pyetja nëse fëmija i tyre është duke shtuar peshë mjaftueshëm.
Brengat dhe frika nuk kanë të ndalur për prindërit e rinjë dhe fokusi kryesor ngelet pesha e fëmijëve të tyre. Ky është parametri që ata e vlerësojnë se gjithçka po shkon si duhet me të posalindurin e tyre.
Për një nënë gjidhënëse shqetësimi kryesor ngelet: A i mjafton gjiri foshnjës apo duhet edhe shtesa? Ky shqetësim bëhet edhe më i shprehur nëse shtimi në peshë nuk është ai që prindërit presin.
Shtimi në peshë është parametri kyesorë për një nënë gjidhënëse për të ditur nëse fëmija i saj po pi mjaftueshëm.Për prindërit tjerë që fëmijët i ushqejnë me shtesa, ky problem është më i thjeshtë pasi ata e dijnë sakt sasinë e qumështit që përdorin për fëmijët e tyre. Te kjo kategori është rreziku më i madh të japin më shumë sesa duhet nga frika që nuk i mjafton qumështi.
Rritja e peshës tek fëmijët që ushqehen me gji dhe fëmijët e ushqyer me qumësht të adaptuar nuk është krejtësisht e njejtë.
Si të dini nëse një fëmijë po ha mjaftueshëm dhe po shton peshë në mënyrën e duhur?
Është një proces shpeshherë më i komplikuar sesa duket në shiqimin e parë.
Tek prindërit që i ushqejnë fëmijët me qumësht formulë, ushqimi mund të dozohet me saktësi sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të prodhuesit dhe janë të ekuilibruara me kalori, është normale që shtimi i peshës tek fëmijët me biberon të jetë më i qëndrueshëm, i njëtrajtshëm, më afër vlerave që mirren si normale.
Shpeshherë te kjo kategori kemi edhe shtimin më të madh sesa duhet dhe kjo ndodhë nga sforcimi që bëjnë prindërit duke e ngopur sa herë që fëmija qanë edhe për arsye tjera që mund të ketë.
Fitimi i peshës tek foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri është zakonisht më i vogël dhe luhatje më të mëdha në normën e shtimit të peshës janë të mundshme. Kjo është më e shprehur sidomos në muajt e parë dhe mbase kjo është arsyeja e gabimit të madh që bëjnë nënat duke shtuar shtesat apo duke hequr krejtësisht dorë nga gjidhënja, nga frika e mos shtimit në peshë në mënyrën e kënaqshme.
Mjerisht në tërë këtë gabim të kushtueshëm për fëmijët shpeshherë bien edhe pediatrit që i ndjekin këta fëmijë. Shpeshherë janë vet ata që bindin një nënë gjidhënese që qumështi i saj nuk është i mjaftueshëm dhe i propozojnë fillimin me shtesat.

Muaji i parë si muaji më i rëndësishëm
Në muajin e parë të jetës, shumica e fëmijëve qoftë me gjidhënje apo edhe me shtesa, formulë të adaptuar shtojnë peshë në mënyrën të vrullshme, gjë që është e rëndësishme për zhvillimin. Është muaji i parë ku kemi zhvillimin intenziv të një sërë sistemesh në organizmin e foshnjës së posalindur.

Fëmija ka mbushur një muaj, sa duhet të peshojë ? (plus 400 – 800 gr)
Në një ekzaminim pediatrik në moshën një muaj, foshnja do të peshohet dhe atëherë është e rëndësishme që ai të peshojë 500 g më shumë se pesha minimale pas lindjes.
Nëse fëmija ka humbur peshë shtesë pas humbjes fiziologjike 2 ose 3 ditë pas lindjes, ky ndryshim do të jetë i dukshëm dhe fëmija do të duhet të kompensojë atë. Pra, nëse kemi një fëmijë me gjidhënje i cili në dy javët e para ka pasur probleme serioze me gjidhënjen dhe adaptimin por me vonë gjithçka është rikthyer në normalitet dhe në fund të muajit të parë është plus 400 g, megjithatë edhe kjo mund të quhet një peshë normale apo shtim normal.
Nëse në anën tjetër një fëmijë ka shtuar edhe 700g përsëri kemi me një shtim normal.
Ka shumë rëndësi që pediatri të vlerësojë për sa kohë një i posalindur po e rikthen peshën e lindjes dhe pastaj të ndjekë ritmin e shtimit në peshë.
Në këtë rast, duhet të konsultoheni me ushqyerjen me gji, ose të kërkoni ndihmë për ushqyerjen me gji, qoftë me një këshilltar të ushqyerit me gji ose me një profesionist tjetër, i cili është në gjendje të identifikojë gabimet e mundshme të ushqyerjes me gji dhe t’ju këshillojë se si të përmirësoni shtimin e peshës tek fëmija juaj. Ndonjëherë ndodh që nënat të jenë të bindura për ushqyerjen e tyre me gji edhe pse fëmija i tyre po përparon pak. Dhe shpesh gabimet në vendosjen e fëmijëve në gjinjtë e tyre janë arsyeja pse disa fëmijë thithin me ngacmim dhe paaftësi dhe përfundimisht bien në gjumë shumë shpejtë në zemrat e tyre pa u ngrënë.
Muaji i gjashtë është koha kur fëmija juaj do duhej të dyfishonte peshën e lindjes por sidoqoftë edhe nëse kjo nuk ndodhë , duhet parë me qetësi. Ka shumë rëndësi që ushqimi mos të fillojë para muajit të gjashtë.
Një fëmijë duhet të marrë 500 deri në 800g çdo muaj në gjysmën e parë të vitit. Edhe nëse merr nga 500 g në muaj prapë jemi në kufijtë e pranuar.
Nga muaji i 6-të deri në muajin e 12-të , një fëmijë do duhej të shtonte 500 deri në 700 g (400 – 600 gr )
Sidoqoftë dinamika e çdo fëmije është e veçantë dhe gjithmonë duhet analizuar si raste të veçanta. Këto vlera janë vetëm për orientim të përgjithshëm. / Dr. Ismail Lutolli