ÇIKLIZËM PËR DOWN SYNDROME

0
39

Këtë të shtunë më 03 tetor me fillim nga ora 11:00 Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore nis projektin ‘Çiklizëm për Down Syndrome’.

Ky aktivitet do të mbahet në Parkun Nacional të Gërmisë në Prishtinë, nën praninë e fëmijëve me Down Syndrome.

Qëllimi i projektit është socializimi I fëmijëve me njëri-tjetrin dhe njëherit edhe ngritja e aftësive motorike te ky target grup.

I gjithë ky aktivitet do të mbahet nën mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e katër trajnerëve dhe vullentarëve të QHPSM-së. Gjithçka do të zhvillohet në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së për mbajtje të distancës dhe maskave.

Projekti mbështetet nga Komuna e Prishtinës.