Çfarë masash do të marrin vendet europiane për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

0
69

Shqetësimi kryesor i shumë liderave europianë për momentin janë Krishtlindjet! Të gjithë janë në pritje të shohin se çfarë do të ndodhë me masat e pandemisë, a do të lejohohen udhëtimet, restorantet apo rregulla të reja në lidhje me orën policore.

Çfarë dihet deri më tani?

Gjermania

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë urdhër për mbylljen e vendit gjatë Krishtlindjes mes një shtimi alarmues të rasteve të koronavirusit në vend. Sipas masave të reja të emergjencës që do fillojnë nga 16 dhejtori deri me 10 janar, të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-të domosdoshme në mbarë Gjermaninë duhet të mbyllen, po ashtu edhe baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.

Në përpjekje për të parandaluar turmat në ambjente të jashtme gjatë periudhës në fjalë, po ashtu është ndaluar edhe shitja e fishekzjarreve dhe pirja e alkoolit në publik. I vetmi lehtësim është se deri në 10 njerëz do të lejohen të mblidhen për festimet e Krishtlindjes brenda një shtëpie ndërsa aktualisht lehohen vetëm 5 njerëz nga dy familje të ndryshme.

Italia

Udhëheqësi italian tani ka shtuar kufizimet për periudhën e Krishtlindjeve, por disa epidemiologë thonë se masa ka qënë shumë e vonë.

Austria

Restorantet dhe hotelet do të jenë të mbyllura deri më 6 janar. Austria doli nga karantina në 7 dhjetor, por restorantet dhe hotelet do të vazhdojnë të mos funksionojnë deri në 6 janar të 2021. Përsa i përket udhëtimeve, lejohen të vijnë njerëz nga: Australia, Islanda, Monaco, Sllovakia, Belgjika, Italia, Zelanda e Re, Sllovenia, Bullgaria, Japonia, Hollanda, Spanja, Danimarka, Kanadaja, Norvegjia, Gjermania, Kroacia, Polonia, Finlanda, Vatikani, Greqia, Qipro, Luksenburgu, Malta, Irlanda, Suedia, Zvicra, San Marino dhe Franca.

Belgjika

Belgjika nuk do të lejojë udhëtimet që s’janë të nevojshme. Që nga 18 dhjetori, të gjithë ata që vijnë nga një zonë e kuqe, do të qëndrojnë 10 ditë në karantinë, por nëse bëjnë testin dhe dalin negativë, karantina reduktohet në 7 ditë. Për Krishtlindje, do të lejohen miqtë për të festuar së bashku, por vetëm në oborrin/kopshtin e shtëpisë. Vetëm 1 person do të lejohet të futet brenda shtëpisë nëse do t’i duhet të përdorë tualetin.

Bullgaria

Do të lejojë hyrjen e njerëzve nga 46 shtete, përfshi dhe Shqipërinë. Maskat janë detyrim, ndërsa aktivitetet dhe shtëpizat në “Fshatin e Krishtlindjeve” kanë reduktuar orarin në kryeqytet.

Danimarka

Danimarka ka mbyllur baret dhe palestrat për të shmangur përhapjen e Covid-19 dhe në 11 dhjetor karantina u zgjerua në më shumë se 31 bashki të vendit. Thuhet se ky vendim do të zgjasë deri në 3 janar.

Irlanda

Masat kufizuese u zgjatën deri në 6 janar. Të gjithë ata që do të hyjnë në vend duhet të kenë me vete përgjigjen negative të tamponit.

Franca

Resortet e skive janë të mbyllura, por ndonëse vendi është në karantinë, dyqanet do të qëndrojnë hapur. Qytetarët nuk mund të qëndrojnë jashtë për më shumë se 3 orë, por kjo masë do të lirohet në 24 dhjetor për t’u kthyer sërish pas Krishtlindjeve. Restorantet, resortet, etj do të jenë të mbyllura deri në 20 janar.

Norvegjia

10 njerëz mund të takohen nga 24 dhjetori deri në 31 dhjetor. Karantina atje momentalisht është 10 ditë, por autoritetet sugjerojnë qëndrimin në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Qeveria lejon mbledhjen deri në 5 miq në shtëpi, por natën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, numri shkon gjer në 10 të ftuar.

Suedia

Grumbullimi jo më shumë se 8 njerëz. Qeveria këshillon shmangien e kontakteve, mbajtjen e distancës dhe qëndrimin me njëri tjetrin për një kohë të shkurtër. Njerëzit duhet të shmangin dyqanet, trenat dhe autobuzët.

Burimi: Forbes, Anabel