Çfarë ka ndodhur më 25 shkurt?

0
77

1570 – Mbretëresha Elizabeth I e Anglisë, çkishërohet nga Papa Pius V – Për të ardhur në fron, ajo kishte ekzekutuar kushërirën e vet, Mari, mbretëreshë e skocezëve. Gjatë mbretërimit të Elizabetës së parë – deri në vdekje e saj më 1603 – Anglia provoi një nga periudhat më të suksesshme; Ëilliam Shakespeare, Edmund Spenser, Francis Bacon, Walter Raleigh, Francis Drake, dhe figura të tjera të rëndësishme dolën në letërsi dhe eksplorim; Anglia u njësua si komb; u bë fuqi e madhe evropiane dhe detare; u zhvillua në tregti, industri, dhe hyri në epokën e kolonizimeve.

1859 – Avokatët përdorin për herë të parë me sukses taktikën e mbrojtjes së një të pandehuri, duke e shpallur të çmendur për të provuar pafajësinë.

1870 – Hirami Revels bëhet afrikano-amerikani i parë senator – ai plotësoi mandatin e Jefferson Davis, i cili ishte largua nga Senati për t’u bërë president i konfederatës.

1983 – Vdiq Tennessee Ëilliams (72 vjeç), një nga dramaturgët më të njohur amerikanë të shekullit të 20-të, autor i më shumë se 70 dramave, përfshi “A Streetcar Named Desire”, 1947. Ëilliams ishte edhe poet.

1998 – Bordello e parë e ligjshme hapet në Zyrih të Zvicrës. Tridhjetë prostituta të vetëpunësuara hapën dyqanin e tyre në “Petite Fleur”. “Gratë mund të ndjekin profesionin e tyre pa tutorë”, tha avokati atë ditë në një konferencë shtypi.

2013 – Presidenti kuban Raul Kastro njofton se nuk do të kërkojë një mandat tjetër në vitin 2018.