Çfarë është misioni Artemis dhe kë synon të dërgoj në Hënë!

0
66

Administratori i përkohshëm i NASA-s, Steve Jurczyk, tha të premten, 9 prill, se nën kërkesën e buxhetit të presidentit Biden, misioni “Artemis” ka një qëllim të ri: Përveç uljes së gruas së parë në Hënë, ajo gjithashtu do të dërgojë personin e parë me ngjyrë në sipërfaqen e Hënës. Deri më tani, të vetmit tokësorë që kanë prekur sipërfaqen e Hënës kanë qenë burra.

“Kërkesa e presidentit rrit aftësinë e NASA-s për të kuptuar më mirë Tokën dhe për të monitoruar dhe parashikuar më tej ndikimet e ndryshimit të klimës”, tha Jurczyk në një deklaratë.

“Kjo gjithashtu na jep burimet e nevojshme për të vazhduar avancimin e planit hulumtues hapësinor, duke përfshirë uljen e gruas së parë dhe personit të parë me ngjyrë në Hënë, nën programin Artemis.”

Kërkesa për buxhetin e Biden për vitin 2022 përfshin 24.7 miliardë dollarë për NASA-n.

NASA më parë njoftoi se misioni i saj Artemis, i emëruar pas perëndeshës greke të Hënës dhe motrës binjake të perëndisë Apollo, do të dërgonte një grua në sipërfaqen e Hënës deri në vitin 2024. Nëntorin e kaluar, agjencia prezantoi 18 astronautët që do të jenë pjesë e stafit. Grupi përfshin disa njerëz me ngjyrë dhe nëntë gra. Ende nuk dihet se cila do të jetë gruaja e parë ose personi me ngjyrë në Hënë.

Burimi: The Verge