Çfarë është Dita e Hapur Globale e KB-së?

0
365

E lansuar në dhjetor të vitit 2010 nga Departamenti për paqëruajtje, Departamenti për çështje politike, Programi i OKB-së për zhvillim dhe UN Women në përkujtim të dhjetëvjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit për gratë, paqen dhe sigurinë, ngjarjet e Ditës së hapur globale janë të dizajnuara për të mbështetur dialogun e rregullt ndërmjet udhëheqjes së lartë të OKB-së dhe organizatave të grave anë e mbanë botës.

Konsultimet në Ditën e hapur globale ofrojnë një platformë ku mund të dëgjohet zëri i grave dhe ofrojnë mundësi për të shqyrtuar zbatimin e Rezolutës 1325. Sot, Dita e hapur globale organizohet në mbarë botën dhe është pjesë e Raportit vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për gratë, paqen dhe sigurinë.