Çfarë do të ndodh më 11 dhe 12 qershor në Kosovë?

0
63

Agjenda e shënimit të 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë

Më 11 dhe 12 qershor 2019, do të mbahet Ceremonia Shtetërore për Shënimin e 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë.

Në vijim, gjeni të plotë agjendën zyrtare të të gjitha ngjarjeve që do të organizohen për Shënimin e 20 Vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë.

11 Qershor 2019:

20:00-21​:00- Mbahet koncerti i Filarmonisë së Kosovës, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”

12 Qershor 2019:

11:00 – 12:30      Tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Vendi: Sheshi Skënderbeu

14:00 – 14:30      Ecje për liri – Ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Swiss   Diamond”, deri te Busti i Sekretares Albright

14:35 – 14:50     Përurimi i Bustit të Sekretares Albright

Vendi: Sheshi “Albright”, afër American School of Kosova

15:00 – 15:15      Vizitë në Bulevardin Bill Clinton

Vendi: Afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton

17:00 – 19:30      Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë

“20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”

Vendi: Salla “Beethoven”, hotel Emerald