Ceremoni Komemorative pë Sulejman Gashin nga ora 11:30 deri në 14:45 në Sallën 1 Tetori, Prishtinë

0
139

Nga Drilon S. Gashi

“Të dashur familjarë dhe miq,

Ju njoftojmë se të premten, nesër me 18 shtator 2020, do të mbajmë një Ceremoni Komemorative për z. Sulejman Gashi në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, duke respektuar udhëzimet per shëndetin publik nga institucionet përkatëse.

Ceremonia Komemorative do të fillojë në ora 11:30 dhe të zgjatë deri në 14:45, dhe do të përfshijë homazhe lamtumirëse dhe fjalë rasti kushtuar jetës dhe veprës si dhe personalitetit të Sulejman Gashit.

Ceremonia Komemorative mbahet nën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, dhe në përkujdesen e Protokollit Shtetëror.

CEREMONI KOMEMORATIVE: SULEJMAN GASHI – ZËRI I SHPRESËS

HOMAZHE LAMTUMIRËSE – 11:30 – 13:30 (2 orë)

Me maska e në distancë shoqërore, ftohen qytetarët që të bëjnë homazhe për Sulejman Gashin, një nga një, duke parakaluar nga hyjra e Sallës, tek arkivoli, e të dalin nga Salla.

Të pranishëm në Sallë do të jenë vetëm familjarët e ngushtë, ndërsa pamje nga homazhet do të transmetohen në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Për shkak të respektimit të masave, udhëzimet përkatëse na percaktojnë një distancë sa i përket kontakteve.

Për ata që nuk kanë mundësi të vijnë, mund të përcjellin transmetimin në RTK.

FJALË RASTI – 13:30 – 14:45 (1.25 orë)

Vetëm familjarët e ngushtë do të qëndrojnë në Sallë për Fjalë Rasti, ku do të na drejtohen udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, predikues fetarë, kolegë gazetarë dhe familjarë. Qytetarët ftohen që të ndjekin këtë pjesë të ceremonisë drejtpërdrejt në RTK.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në Prishtinë, vetëm në prani të rrethit të ngushtë familjar.”