CDC shkurton ditët e vetë-karantimit: Jo më 14 ditë!

0
167

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) – një institut amerikan i shëndetit publik, pjesë e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, ka njoftuar se së shpejti do të nxjerrë udhëzime të reja, duke zvogëluar numrin e ditëve që njerëzit duket të vetë-karantinohen pasi janë ekspozuar pranë individëve me Covid.

Udhëzimet e reja rekomandojnë se karantimi duhet të zgjasë për 7-10 ditë pas ekspozimit dhe jo 14 ditë.

Individët mund të përfundojnë karantinën e tyre pas 7 ditësh nëse marrin një test negativ, ose pas 10 ditësh, nëse nuk testohen.

CDC azhornoi përkufizimin e saj të një kontakti të ngushtë me pacient me Covid-19 në fund të tetorit, për të përfshirë dhe “ekspozimet e shpeshta dhe të shkurtra”.

Përkufizimi aktual përfshin ekspozime, duke shtuar gjithsej 15 minuta të kaluara, rreth 1.8 metra ose më afër një personi të infektuar.

Sipas zyrtarëve, ndryshimi erdhi pas shqyrtimit të disa të dhënave me javë të tëra.

Bazuar në studime, njerëzit e infektuar me koronavirus kanë më shumë të ngjarë të transmetojnë virusin në pesë ditët e para pas shfaqjes së simptomave. Në përgjithësi, një person quhet i parrezikshëm për të transmetuar virusin kur plotëson këto kritere:

– të kenë kaluar 10 ditë nga dita kur u shfaqën simptomat e para
– të kenë kaluar 24 orë pa ethe dhe temperaturë si edhe pa përdorur medikamente për uljen e temperaturës
– simptomat e koronavirusit të jenë në përmirësim

Ekspertët e shëndetit vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e masave për të ulur numrat e infektimeve në gjithë botën. Përdorimi i maskave, distancimi social, larja e shpeshtë e duarve dhe qëndrimi larg turmave mbeten gjithnjë të rëndësishme.

Burimi: CNN, Anabel