Britania mbështet Kosovën në dialogun me Serbinë

0
34

Kryeministri Avdullah Hoti ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me ambasadorin britanik Nicholas Abbott sipas të cilit Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe Zyrën e Kryeministrit në procesin e dialogut me Serbinë.

“Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës. Sot, bashkë me ambasadorin Nicholas Abbott, nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin Mbretëria e Bashkuar do të ofroj mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe Zyrën time, në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja”, ka shkruar Hoti në Facebook.