Boeing merr vendim për avionët “737 MAX”

0
75

Prodhuesi amerikan i avionëve Boeing, mund të marrë sot një vendim nëse do të ndalojë ose reduktojë prodhimin e avionëve të tij të problematikë “737 MAX”, sipas një raporti nga ”Wall Street Journal” (WSJ).

”Bordi i Boeing u takua dje në Çikago”, raportoi WSJ, duke cituar se njerëz të njohur me çështjen dhe menaxhimin shohin si opsion më të vlefshëm një pauzë në prodhimin e këtyre avionëve.

Raporti vjen disa ditë pasi Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA), njoftoi se procesi i rivlerësimit për avionët “737 MAX” do të shtrihet deri në vitin e ardhshëm, duke sugjeruar që ka ende një rrugë të gjatë përpara.

“Kemi ende momente historike përpara”, deklaroi Steve Dickson, administratori i FAA-së.

Rregullatorët globalë të aviacionit ndaluan avionët në muajin mars pasi aksidentet në Indonezi dhe Etiopi rezultuan në vdekjen e 346 personave.