Bill Clinton ka dy fjalë për pavarësinë e Kosovës

0
178

Ish presidenti i SHBA-ve si dhe një ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës Bill Clinton, në çdo vite bën urimin e tij për Pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se mbështet ambiciet e Kosovës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, NATO-n. Kosova meriton urimet tona dhe mbështetjen e vazhdueshme, trasnetom FisHMedia.info.

Ky ishte posti i tij që e kishte bërë një vite më parë në 10 vjetorin e Pavarësisë:

Nëntëmbëdhjetë vjet më parë, Forcat Aleate të Operacionit të NATO-s përfunduan një spastrim të përgjakshëm etnik në Kosovë, të udhëhequr nga diktatori Sllobodan Millosheviç, i cili deri atëherë kishte vrarë më shumë se dymbëdhjetë mijë vetë dhe kishte zhvendosur më shumë se një milion kosovarë.

Ndërsa konflikti u mbyll dhe refugjatët filluan të ktheheshin në qytetet dhe fshatrat e tyre, unë shkova në Kosovë për të falënderuar forcat amerikane dhe për të takuar udhëheqësit lokal.

Vizitoza gjithashtu një shkollë fillore në Ferizaj. Unë thashë prindërve dhe fëmijëve u mblodhën aty, se për derisa miqtë dhe aleatët e tyre në NATO kishin fituar luftën për t’i lejuar ata të ktheheshin në shtëpitë e tyre, vetëm ata mund të fitonin paqen.

E dija se ata ishin mjaft të fortë për të rindërtuar jetën e tyre, por rindërtimi i shoqërisë së tyre do të ishte më i vështirë – ndërtimi një komb të ri, kërkonte që ish-antagonistët të punonin së bashku, të gjenin njerëzimin e tyre të përbashkët dhe ëndrrat e përbashkëta në mesin e dallimeve dhe ankesave të tyre.