Biden: Nuk dua veprime të menjëhershme për tarifat doganore ndaj Kinës

0
54

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden theksoi se dëshironte të ruante, menjëherë pas marrjes së funksionit, tarifat doganore ndëshkuese të vendosura kundër Kinës nga SHBA-ja nën presidencën e Donald Trump, në kuadër të një lufte tregtare.

“Nuk dëshiroj të ndërmarr një veprim të menjëhershëm dhe kjo përfshin gjithashtu tarifat doganore”, deklaroi presidenti i zgjedhur për të përditshmen amerikan “The New York Times”, në një intervistë të publikuar sot.

Marrëdhëniet mes dy fuqive të para ushtarake botërore kanë arritur në nivelin më të ulët që prej dekadash nën qeverisjen e Donald Trump, shënuar nga një luftë tregtare transpaqësore në të cilën Pekini dhe Uashingtonit nënshktuan një armëpushim në janar.

Nga ana e tij, Joe Biden u tregua shumë kritik ndaj bilancit kinez përsa i përket të drejtave të njeriut dhe analistët theksojnë se administrata e tij do të ruajë një qëndrim shumë të vendosur ndaj Pekinit.

Pas fitores së tij në nëntor në zgjedhjet presidenciale, Biden la të kuptohej se do të kërkonte një politikë tregtare duke rinovuar aleancat e Uashingtonit në Europë dhe Azi-Paqësor për të formuar një front të përbashkët i pranueshëm për të bërë kundrapeshë me Kinën./ATSH