Biden mbron zgjidhjen me dy shtete në konfliktin izraelo-palestinez

0
59

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden theksoi se e vetmja zgjidhje e vlefshme në konfliktin izraelo-palestinez është zgjidhja me dy shtete, deklaroi sot ministri i ardhshëm i Punëve të Jashtme, Antony Blinken.

Para senatorëve amerikanë, ai pranoi se një zgjidhje e tillë nuk ishte “realiste” duke u bërë thirrje menjëherë izraelitëve dhe palestinezëve që të shmangin masat e njëanshme që e bëjnë atë edhe më komplekse./ATSH