Biblioteka Kombëtare Publike sonte ndryshon pamjen

0
324

Sot, 25 nëntor, fillon fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Kështu UN Ëomen do bëjë ndriçimin e Bibliotekës Kombëtare Publike “Pjeter Bogdani” në Prishtinë në ngjyrën portokalli.

16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore është një fushatë ndërkombëtare vjetore që fillon më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe zgjat deri më 10 Dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Çdo vit ndërtesat ikonike në të gjithë botën ndriçohen në ngjyrë portokalli për të ngritur vëmendjen globale ndaj kërcënimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë zyrtarë të profilit të lartë nga institucione dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare.

Kurse, të pranishmëve do t’i drejtohet Alia El-Yassir, Drejtoreshë Rajonale e UN Ëomen për Evropë dhe Azi Qendrore, si dhe Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillimin nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Aktiviteti do të zhvillohet në orën 19:00./oxygenpress.info