Besim Dina e pyet GOLD AG-un nëse është penduar për nxitje të urrejtjes

0
199

Këngëtari nga Presheva GOLD AG – Arian Agushi ka deklaruar se nuk duhet të lejohen që në tekste këngësh të përdoren fjalët si droga apo të ngjashme.

Në emisionin Oxygen Show, emision që transmetohet që 12 vjet, e që për herë të parë ishte mysafir, u pyet edhe për gjuhën e urrejtjes në tekste këngësh, e që ai vazhdimisht akuzohet për këtë çështje.

Ai tha se tekstet ku promovojnë gjërat negative duhet ndaluar edhe me Ligj, raporton oxygenpress.info

“Edhe me Ligj i kisha ndalu ato fjalë. Nuk po kanë çka me këndu tjetër. Duhet diçka me edukative, sepse ne jemi shembull për gjeneratat e reja e nuk duhet me promovu drogë apo gjëra tjera negative”, tha ai.

Tha se është penduar për tatuazhet që ka dhe se muzika RAP nuk do të thotë që të ketë tekst negativ.

Madje bëri thirrje te të gjithë kolegët që të kenë kujdes me fjalët që përdorin, në mënyrë që të mos bëhen shkaktar për devijimin e të rinjve.

Kur u pyet pse ka bërë këngë që ka gjuhë të urrejtjes, ai tha;

“Ashtu jam akuzu, unë nuk jam ndje që kam nxitur urrejtje, se nuk e di që dy persona janë rrahur prej këngëve të mija. Unë në ato këngë kam fol një realitet që secili në tavolinë e flet. Unë për mendimin tim kam thënë gjëra që e prishin shoqërinë time……Unë kam kritikuar, nuk e kam sha askënd (moderatori; ke sharë, psh. Nëse i thua dikujt budalla çka është), është kritikë nuk është sharje, as nxitje e urrejtjes”, tha Agushi.

Kur u pyet a je penduar për ato dy këngë, Agushi tha:

“Më duket që pak ua kam bërë. Nuk kam dashtë me nxit urrejtje, nuk kam personale me askënd, ashtu jam ndje, ashtu e kam thënë. Nuk pendohem për asnjëherë prej tyre. Dal lirshëm në rrugë, nuk kam problem me askënd”, ka thënë ai. /OxygenPress.info