Bashkohet me nënën që kishte humbur për shkak të Alzheimerit

Die Pflegefachfrau Julia Sterk aus Russland gibt im Pflegezentrum Erlenhof in Zuerich in der Abteilung fuer Demenz am 11. August 2005 einer Patientin etwas zu trinken. (KEYSTONE/Gaetan Bally) === , ===

Një 59-vjeçare tajlandeze, e cila mungonte në shtëpinë e saj në veri të vendit, që nga qershori, është gjetur 600 kilometra larg, në qytetin Kunming të Kinës, kanë thënë burime të policisë.

‘’Kaewmanee Arjor u gjet duke ecur poshtë një rruge në kryeqytetin e Yunnanit, në fund të muajit dhjetor. Policia kineze gjeti kartën e saj të identitetit dhe e shoqëroi në spital, pasi pa simptomat e Alzheimerit’’, theksoi Ekkorn Butsababodin, shef i migracionit të krahinës veriore të Chiang Rait.

Autoritetet kineze njoftuan konsullatën tajlandeze në Kunming dhe më pas informuan vajzën e saj 35-vjeçare për ta marrë atë.

Vajza, Suchada Arjor, më në fund u takua me nënën e saj të humbur, përcjell Atsh.

Një video e marrë dhe postuar në Facebook nga një oficer konsullor në Kunming, e tregoi Arjorin të gjunjëzuar para nënës së saj, duke e përqafuar atë dhe duke qarë nga gëzimi.

“Ne sinqerisht nuk e dimë se si ajo mbërriti atje’’, theksuan autoritetet kineze.