“Barbie” mund të ndihmojnë në luftimin e stigmave

0
71

Prezantimi i ri i Barbie mund të ndihmojnë në luftimin e stigmave rreth aftësive të kufizuara fizike.

Në qershor Barbie do debutojë me një kukull me këmbë protezë dhe një tjetër me karrige me rrota.

Kukullat e reja janë pjesë e linjës së Barbie Fashionistas 2019 të Mattel dhe synon tu ofrojë fëmijëve  përfaqësim më të larmishëm të bukurisë.

“Si markë, ne mund të përmirësojmë stigmat rreth aftësive të kufizuara fizike, duke i përfshirë ato në linjën e kukullave dhe duke i dhënë një pamje shumë-dimensionale bukurisë dhe modës,”-tha Mattel në një deklaratë.

Mattel bashkëpunoi me Jordan Reeves, një 13-vjeçar me aftësi të kufizuara, që ka lindur pa parakrahun e majtë, për të krijuar kukull me gjymtyrë protezë.

Gjithashtu punoi me UCLA Mattel Children’s Hospital dhe ekspertët e karrigeve me rrota për të ndërtuar një karrige me rrota, që kompania thotë se ka qenë një nga aksesorët më të kërkuar nga fansat e Barbie./ora