Avdullah Hoti jep pëlqimin e tij për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael

0
223

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dha pëlqimin e tij për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael.

Kryeministri theksoi se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.