Austria zgjat bllokimin antiCOVID-19

0
141

Qeveria austriake ka vendosur ta zgjasë bllokimin e saj aktual deri më 24 janar, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober.

“Masa do të thotë që shumë shitës me pakicë, restorante, dyqane dhe ofrues të shërbimeve pritet të qëndrojnë të mbyllura deri në atë datë”, shtoi ai.

Kufizimet e hyrjes, që prekin udhëtarët nga pothuajse të gjitha vendet, gjithashtu, pritet të mbeten në fuqi.

Personat që vijnë nga cilido vend i caktuar si zonë rreziku do të qëndrojnë në karantinë deri në 10 ditë.

Bllokimi i Austrisë pritej të mbaronte më 18 janar./ATSH