Ato që nuk i keni ditur për Italinë!

0
839

Në Itali, antikja dhe modernia jetojnë krah për krah. Ka qenë republikë demokratike prej vitit 1946. Është shtet anëtar  themelues i BE-së dhe ka mbështetur Kombet e Bashkuara, duke dërguar trupa në Kosovë, Bosnjë e Shqipëri. 

Trashëgimia e Romës

Roma ishte kryeqytet i Perandorisë Romake dhe, pjesë të mëdha të sistemit ligjor evropian bazohen ende në ligje romake. Perandoria ka pasur jetëgjatësinë 500- vjeçare deri më 476, para erës sonë. Pastaj, Italia ishte pushtuar nga popuj të ndryshëm  dhe ka pasur trazira të mëdha deri në Periudhën e Renesansës, apo Rilindjes, e filluar nga gjysma e shekullit katërmbëdhjetë. Disa shekuj mbrapa, Italia ishte sunduar nga shtetet qytete rivale që luftonin për territore.

Çdo qytet dhe shumë familje kishin emblemat e tyre. Çdo detaj në to kishte një kuptim dhe, sikurse edhe emblemat që mbanin luftëtarët e legjionit romak, ishte mënyrë për të dalluar miqtë e armiqtë.

Në Itali….

  • Qendra e parë tregtare ishte ndërtuar në Romë nga perandori Trajan. Kishte 150 dyqane në disa nivele- më shumë se Albi Mall afër Prishtinës.
  • Hanibali, gjenerali me nam kartagjenas, pati humbur 14,000 burra dhe 25 elefantë derisa kalonte nëpër Alpe, para se romakët ta mposhtnin përfundimisht.
  • Fjala “pallat” rrjedh nga Bregu Palatin në Romë ku perandori Augustus, pati ndërtuar rezidencën e tij.
  • Kloaka Maksima apo Kanalizimi i Madh është vend i njohur arkeologjik i mbrojtur nga hyjnesha, Klocina. 

Fakte rreth Italisë…. 

  • Është anëtar themelues i BE’së
  • Sistemin politik e ka – Republikë
  • Ka 60 milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Roma është kryeqytet
  • Italishtja është gjuhë zyrtare
  • “Bon giorno” është përshëndetje tipike

Qyteti i Vatikanit, shtëpi e Papës dhe seli e Kishës katolike, është shtet në vete që ndodhet në zemër të Italisë.

Koloseumi në Romë dikur ishte skenë e argëtimeve spektakulare. Sot është një nga kryeveprat më të mrekullueshme të arkitekturës romake.

Italia sot

Italia është e njohur për sektorin e bujqësisë dhe të blegtorisë, verërat dhe mallrat luksoze. Milani, Firenze dhe Roma janë vendlindje e disenjatorëve të famshëm të modës si: “Prada”, “Guci”, “Versaci”, “Valentino” dhe “Armani:. Është e njohur edhe për disenje industrial dhe të mobilieve. Turizmi është ndër sektorët më fitimprurës dhe që po zhvillohet me shpejtësi të madhe në Itali. Me 43,6 milionë vizitorë gjatë 2010-s, është vendi i pestë më i vizituari dhe përfituesi më I madh nga turizmi në botë.

Kë e njihni?

Kultura dhe arti zënë vend të rëndësishëm në Itali. Kompozitorë klasikë të njohur si: Rosini, Verdi, e Pucini janë nga Italia. Andrea Boceli është i famshëm për këngët e tij në opereta, ndërsa San Remo, kryeqyteti i rivierës italiane është nikoqir I festivaleve prestigjioze të muzikës e filmit. Ana Oksa, këngëtare italiane me prejardhje shqiptare, kishte fituar çmimin  e parë në Festivalin Muzikor, më 1989 dhe 1999. Lista e artistëve  italianë me nam është e gjatë dhe përfshin: Gjioton, Boticelin, Leonardon, Mikelangjelon, Tinoreton e Karavaxhion.

Si lindi Roma?

Legjenda thotë se  Roma  qe themeluar nga vëllezërit binjakë, Remi dhe Romuli, të cilët qenë braktisur pas lindjes dhe i kishte rritur një ujkonjë. Kur janë rritur, kishin vendosur ta ndërtonin një qytet mu aty ku I kishte shpëtuar nga ujkonja. Në fakt, themeluesit e hershëm të Romës quheshin “latinë”. Qyteti qe rritur vetëm nga disa koloni që ekzistonin përreth shtatë luginave në afërsi të lumit Tibet, një burim i rëndësishëm uji.

Toskana është një nga rajonet më të njohura për prodhimin e verës, sidomos për verërat e qarkut Kianti në afërsi të Sienës.

A keni uri?

Italianët e nisin ditën me një kafe ekspresë, krosanë dhe lëng portokalli. Pastaj për drekë hanë pica, pasta ose lazanje, dhe e përcjellin me një tiramisu apo një akullore, xhelato. Italianët adhurojnë tartufët, lloj kërpudhe me shije të fortë që shtohet si mëlmesë në ushqime. Më 2007, një zagar i trajnuar në gjuetinë e tartufëve, Roko, pati gjetur një që peshonte gati 1.5 kg. Qe shitur për 245,000 euro, duke shënuar rekord botëror.

Pica është ushqim kombëtar Italian është e popullarizuar në mbarë botën. 

Promovimi i trashëgimisë kulturore të Evropës

Historia dhe kultura italiane janë madhështore. Por çdo vend i BE-së ka thesaret e veta. Evropa krenohet me shumëllojshmërinë kulturore. Gjuha, letërsia, teatri, artet pamore, arkitektura, zejet, kinemaja dhe transmetimi mund t’i takojnë ndonjë vendi, apo rajoni të veçantë, por i përkasin trashëgimisë së përbashkët kulturorë të Evropës.

Bashkimi Evropian synon ta ruajë dhe ta mbështesë  këtë diversitet  dhe të mundësojë qasje në të. Më 199, Traktati i Mastrihtit, ka potencuar se kultura është pjesë e rëndësishme e integrimit evropian.

Promovimi i kulturës evropiane

BE-ja punon që të promovojë vetëdijesimin dhe ruajtjen e kulturës evropiane. Ndihmon njerëzit e industrisë  së kulturës që të punojnë në vende të ndryshme, inkurajon lëvizjen  e veprave të artit, ndër vende, dhe promovon dialogun midis njerëzve të kulturave të ndryshme, duke mbështetur dhe diversitetin gjuhësor.

BE-ja po ashtu:

  • udhëheq programe mbështetëse për industritë kulturore;
  • udhëheq programin “Kryeqyteti i kulturës”, me të cilin qytetet evropiane promovohen  dhe manifestohen si qendra kulturore;
  • ndihmon me financim shkolla muzike, salla koncertesh dhe studio muzikore dhe financon restaurimin e teatrove historike si shtëpia e operës: “Fenice” në Venecie;
  • inkurajon shtetet anëtare të BE’së që të mbështesin zhvillimet kulturore në rajonet më të varfra, në mënyrë që të happen vende pune e të tërheqin turistë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu