Atifete Jahjaga udhëheqëse e Këshillit Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

0
69

Është themeluar Këshilli Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë që do të udhëhiqet nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ku do të përfaqësohen Zyra e Presidentit, Zyra e Kryeministrit, Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Protokolli i Shtetit të Kosovës.

Këshilli do të organizojë, koordinojë dhe hartojë planin e aktiviteteve për shënimin e këtij përvjetori.

Me propozim nga udhëheqja e Këshillit themelohet edhe ekipi për zbatimin e planit të aktiviteteve i cili do të marr detyrat nga Këshilli Organizativ dhe do t’i raportojë këtij këshilli./Oxygenpress.info