Ata që hanë djegës zvogëlojnë për një çerek rrezikun që të vdesin të ri

0
305

Një studim i ri tregon se njerëzit që hanë rregullisht ushqime të djegësta mund ta reduktojnë rrezikun e vdekjes së hershme për 23 përqind.

Konsumimi i rregullt nënkupton ngrënie më shumë se katër herë brenda javës të ushqimit djegës. Ajo lidhet direkt me reduktimin nga vdekja prej sëmundjeve të zemrës dhe shkaqeve cerebrovaskulare, transmeton Klan Kosova.

Hulumtuesit kanë ekzaminuar 22 mijë e 881 qytetarë në rajonin e Molise në Itali për një periudhë mbi tetë vjeçare.

Sipas gjetjeve të tyre te personat që kanë ngrënë ëmbëlsira përfshirë edhe fruta rreziku ka qenë më i madh sesa tek ata që kanë ngrënë specin djegës.