Asbesti – vrasësi i heshtur

0
5019

Çdo vit, shume punëtorë ne kantieret ndërtimore ose vendet e tyre të punës  vdesin  ose marrin lëndime me pasoja te rënda, si rezultat i mënyrës se si e kryejnë punën e tyre; te tjerët e vuajnë pasojat në shëndetin e tyre ne forma te ndryshme. Këto rreziqe nuk i bartin vetëm ata qe punojnë drejtpërdrejtë në vende pune me potencial rreziku, por vuajnë edhe familjet e tyre. Është pasojë e asaj qe puna nuk është kontrolluar ne mënyrë adekuate, punëtoret nuk kane trajnimet adekuate dhe nuk respektohen standardet e përcaktuara bashkëkohore.

Ne vendin tone, aksidentet qe ndodhin gjate procesit te punës janë bërë një lajm i zakonshëm , sidomos ne ndërtimtari. Shume prej nesh, mendojnë se këto aksidente do t’u ndodhin vetëm te tjerëve  dhe asnjëherë neve. Por, përderisa ne nuk i njohim mundësitë potenciale qe kemi për tu lënduar ne pune dhe se sa mund te lëndohen njerëzit e tjerë si pasoje e vendimeve qe ne marrim, punëtoret ne përgjithësi dhe familjet e tyre do te vazhdojnë te përjetojnë aksidentet te këtilla, dhimbje dhe vuajtje dhe ne mënyrë tragjike kjo do te afektoje shoqërinë tone.

Ne vendet e zhvilluara, aksidentet e këtilla kane kosto financiare, qe bien mbi kurrizin e punëdhënësit. Përmirësimi i kushteve dhe investimi ne sigurinë e punëtorëve te tyre, ne këto vende  trajtohet ne kuadër te strategjisë se përgjithshme te Kompanisë. Përderisa, ne vendin tone, kjo është një teme e heshtur ngase nuk është me leverdi te dikujt qe shtresa e punëtorëve qe punojnë ne ndërtimtari, te vetëdijesohen për rreziqet qe u kanosen. Ne ketë mënyrë, punëdhënësi nuk do te ketë nevoje te investoje ne pajisjen me mjete mbrojtëse për pune dhe rralle, e ndoshta fare nuk ndodh qe te gjobitet nga Shteti dhe te paguaj dëmshpërblim për te dëmtuarin.

Realisht, një këmbëngulësi për te kërkuar mbrojtje ne pune nuk ekziston as nga ana e punëtorëve, por kjo është vetëm rezultat i gjendjes se tyre te mjeruar ekonomike, qe sipas piramidës se Maslow, kjo gjendje e tyre i takon ende nivelit ku njerëzit kërkojnë vetëm plotësimin e nevojave bazë për jetesë, ndërsa çështjet e sigurisë ne punë janë ende larg për t’u kërkuar. Këtu, një vullnet i mire sindikatave të punëtorëve për te ngritur çështje te sigurisë se punëtorëve ne mënyrë profesionale, do te ishte shume i mirëseardhur. Por, kjo duket mjaft iluzive tani për tani.

Një temë jo fort e mirëseardhur për institucionet tona (kjo sipas tyre për te mos krijuar panik), është trajtimi i Asbestit ose materialeve qe përmbajnë asbest ne objekte,  gjate ndërtimeve, demolimeve, renovimeve, etj.

Qe nga pas lufta, ne jemi te gjithë dëshmitarë sa shume ka pasur demolime te objekteve te vjetra, e dimë poashtu sa objektet janë rinovuar për te ndryshuar destinimin, e shume te tjera janë ne plan për tu adaptuar se shpejti.

Te gjitha ato objekte qe janë ndërtuar deri para vitit 2000, ne Evrope (tek ne ka vazhduar edhe me pas) kane materiale qe përmbajnë asbest (Një te tille e shoh çdo dite nga dritarja ime). Pra, kane asbest si material te pastër, ose kane materiale qe ne përbërjen e tyre kane asbest. Ne Evrope, ky material është i ndaluar se përdoruri, me ligj, qe nga viti 2006.

Njohja me efektet anësore nga  përdorimi i këtyre materialeve është e nevojshme, sepse njerëzit qe punojnë me te, familjet e tyre dhe ata qe do te zhvillojnë aktivitetet ne këto objekte pas largimit te asbestit, duhet te jene te mbrojtur nga ekspozimi ndaj fibrave te asbestit te liruara ne ajër.

Ne Bashkimin Evropian deri me tani janë shkaktuar më se 500,000 vdekje nga trajtimi apo përdorimi i materialeve nga asbesti dhe sipas raportit te “Eurogip”, te gjitha sëmundjet e shkaktuara nga kontakti me asbest janë te pranuara  si sëmundje profesionale. Kostoja totale e sigurimeve shëndetësore te punëtoreve, në Evrope, te cilët kane qene te prekur nga sëmundjet e shkaktuara nga asbesti, ne vitin 2005, ishin:

  • Kanceri i mushkërive dhe kanceri i laringut, 149,400,000 €
  • Mesothelioma 149,100,000€

Shteti Gjerman, për punëtorë i cili diagnostikohet me Asbestozë, ndan se paku 100,000 €. Ndërsa ne shtetet anëtare te Evropës  shpenzimet  për trajtimet mjekësore te sëmundjeve te shkaktuara nga asbesti arrijnë ne gjysme miliardi euro ne vit.

Shtetet anëtare te Bashkimit Evropian, çështjen e punës me materie te rrezikshme siç është asbesti, e kane te rregulluar me një numër te konsideruar te ligjeve dhe rregulloreve teknike. Duke filluar nga Ligjet për materiet kimike, ligjet për materiet e rrezikshme, ligjet për trajtimin e asbestit (pra, veçanërisht nga materiet tjera te rrezikshme), rregulloret teknike për trajtim te asbestit, rregulloret per trajtimin e sëmundjeve profesionale, agjencinë e ndryshme te cilat merren me çështjet e punëtorëve qe janë te prekur nga sëmundjet e shkaktuara nga asbesti, mandej përfshihen edhe rregullore juridike e penale, e deri ne rregullore për trajtimin e materialeve te asbestit si mbeturina, si faze përfundimtare. Pra ne përgjithësi asbestin, trajtimin e tij, sanimin, mirëmbajtjen, deponimin etj. e trajtojnë si te vecante nga te gjitha materiet e rrezikshme te tjera.

Ndërsa  ne Kosove, sa i përket legjislacionit qe e trajton çështjen e asbestit,  kjo çështje trajtohet ne mënyrë shume sipërfaqësore. Legjislacioni ne fuqi ka këto tri udhëzime administrative qe ndërlidhen deri diku, drejtpërdrejte me asbestin: Udhëzimi Administrativ Nr. 07/2009 për Administrimin e Mbeturinave që Përmbajnë Azbest ; Udhëzimi Administrativ Nr. 15/2012 për menaxhimin e deponive të mbeturinave; Udhëzimi Administrativë Nr.06/2008 për Administrimin e Mbeturinave të Rrezikshme.

Pra, administrim te mbeturinave, menaxhim te mbeturinave,…dakord. Por, nëse veç po flasim për mbeturinat, ne asnjërën nuk përmenden mënyrat dhe standardet se si duhet saktësisht te përgatitën deponitë për mbeturinat e asbestit, ku vendosen ato, cili është  pozicioni i tyre ne krahasim me vendbanimet?

Por, para se gjithash, ku janë udhëzimet teknike për trajtim te asbestit para se te vijmë te faza e trajtimit te tyre si mbeturina? Cilët janë parametrat teknik për monitorim te hapësirave te kontaminuara, cilat janë metodat teknike për te punuar me asbest, cilat janë obligimet e punëdhënësit karshi punëtorëve qe e bëjnë këtë pune? Ato nuk i gjejmë dot askund ne legjislacionin e Kosovës.

E këto efektet anësore qe dalin nga zbrazëtitë ligjore, natyrisht i vuajnë ata qe punojnë me asbest. Dhe jo vetëm ata, por edhe familjaret e tyre. Sa për ilustrim, ne Angli, përveç punëtorëve te prekur nga sëmundjet profesionale nga asbesti, statistikat kane treguar se edhe gratë e punëtorëve, te cilat kane pastruar rrobat e punës se burrave te tyre, kane fituar këto sëmundje, sepse fibrat nga rrobat janë liruar ne ajër dhe pastrimi nuk ka qene adekuat për atë lloj rrobash qe janë te kontaminuara. Dhe jo vetëm këta, nëse ne një ambient te caktuar është larguar asbesti, ai duhet te monitorohet me shume kujdes dhe vetëm kur te plotësojë kriteret – sasinë e lejuar e fibrave për m³, ai ambient është i gatshëm te përdoren serish. Si arrihet kjo? Kush e monitoron punët me materiale te asbestit? Kush e siguron ambientin e punës por edhe ambientin rrethues te mos kontaminohet? Kush e lejon përdorimin  e objektit pas trajtimit te asbesti, për tu përdorur prapë?

Jo vetëm kjo pamje, por mund te shohim për çdo dite ne vendin tone. Njerëzit që kryejnë këso lloj punësh, rrezikojnë shëndetin e tyre dhe shëndetin e te tjerëve, përderisa Institucionet tona vendnumërojnë ne krijimin e infrastrukturës ligjore prej se cilës do te derivonin standarde teknike adekuate për punët me asbest dhe te mbrojnë qytetaret e këtij vendi. Dhe, jo se ka nevoje te zbulohet Amerika, mjafton të mësojnë nga eksperienca e te tjerëve, qe këto çështje i kane rregulluar shume dekada para nesh. Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i ZI, Maqedonia dhe Bosnja, ne vitin 1986 kane ratifikuar Rregulloret ILO 162, për siguri ne vend punishtet ku ka azbest.

Çka është azbesti?

Asbesti është një mineral silikati me strukture fibroze. Emri Asbest është një emërtim për një numër te madh te gurëve te përberë nga fibrat minerale. Për një kohe te gjate ky mineral është eksploatuar nga minierat ne vendet e ndryshme te botes, nga Rusia, Kina, Kazakistani, Kanada dhe Brazili. Ne sasi te mëdha nxirrej nga minierat, dërgohej ne fabrika te ndryshme pre përpunim te mëtejshëm,  për t’u përdorur me pas ne industrinë ndërtimore dhe me gjere, për shkak te vetive te tij qe ka. Fjala ASBESTOS rrjedh nga greqishtja qe ka kuptimin “i pashuar”, “i pavdekshëm”. Ky emërtim ndërlidhet me vetitë kimike dhe fizike qe e karakterizojnë këtë material, si:

  • Qëndrueshmëri ndaj nxehtësisë dhe kohezionit, me temperature te shkrirjes me te madhe se 1200°C
  • Qëndrueshmëri ndaj materieve acidike (crocidolite) dhe bazike (chrysotile);
  • Qëndrueshmëri ndaj dekompozimit
  • Elasticitet te madh dhe fuqi zgjatëse
  • Qëndrueshmëri ndaj vjetërsisë

Për shkak te këtyre vetive, ky material ka gjetur përdorim te madh ne shume fusha. Ekzistojnë me se 3000 produkte asbesti ose materiale qe si komponentë përbërëse kane edhe asbestin. Ne fund te viteve te ’60, pas një periudhe te gjate te përdorimit te tij, shkencëtaret ndërkombëtare e kane shpallur asbestin si një substance karcinogjene dhe ne këtë mënyrë grupohet ne grupin e materialeve te rrezikshme. Edhe pse shumica e shteteve kane ndaluar përdorimin e tij, ky material gjendet ne forma te ndryshme gati ne secilin objekt te ndërtuar para vitit 2000 (ne vendin tone, ka edhe objekte te reja qe janë duke u ndërtuar e qe i vërejmë duke i montuar këto materiale).

Karakteristikat kryesore te asbestit qe e bëjnë atë te grupit H7-Karcinogjen është natyra e tij fibroze dhe potenciali qe ai te liroje ne ajër fibrat me gjatësi prej 5 mikronëve dhe diametër 3 mikronësh (Për krahasim një fije floku i njeriut ka diametër 60 mikronë). Këto fibra shume lehte mund te depërtojnë nga ajri ne organet frymëmarrëse dhe tretëse te njeriut. Sipas Organizatës Ndërkombëtare te Shëndetësisë (WHO) definon te gjitha fibrat me këto dimensione gjeometrike: gjatësi L > 5 ?m, gjerësi < 3 ?m, dhe proporcioni gjatësi/gjerësi >3:1, si fibra te rrezikshme për inhalim.

Asbesti zakonisht vjen ne tri forma kryesore:

  • chrysotile (‘ngjyre te bardhe’);
  • amosite (‘ngjyre kafe’); dhe
  • crocidolite (‘ngjyre te kaltër’).

Ndërsa një forme grupimit tjetër te materialeve nga asbesti është:

  • Materialet me densitet te vogël , qe thyhen lehte (spreji nga asbesti, litarët, panelet izoluese, etj)
  • Materialet me densitet te madh, qe nuk thyen lehte (asbesti i çimentuar)

Çdo vit, llogaritet qe vdesin rreth 5000 persona, sipas statistikave te vendeve te zhvilluara, për vdekjet e punëtorëve te shkaktuara asbesti.

Shkruar nga Mimoza Dugolli 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu