“As Presidentja e as stafi i saj nuk përdorin vetura të Presidencës”

0
215

U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani sipas ligjit, obligohet të lëvizë me veturë të Policisë së Kosovës dhe nën mbrojtjen e saj 24 orëshe.

As Presidentja e as stafi i saj nuk përdorin vetura të Presidencës.

Të gjitha veturat e Presidencës, çdo ditë janë në parking, ndaj, pretendimet e PSD-së, janë të pavërteta dhe tendencioze.
Rivaliteti politik nuk duhet të përdoret për diskreditim të institucioneve të shtetit.

Përgjegjësia që të ruhet integriteti i institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të tyre është e të gjithëve.