Artistja e parë femër e animacionit në Afganistan

0
85

Artistja dhe ilustruesja e parë femër e animacionit në Afganistan falënderoi Turqinë për kontributin në karrierën e saj.

“Falë Turqisë, unë isha në gjendje ta studioja, ëndrra ime u bë realitet. Tani unë dua të zgjeroj fushën e animacionit dhe të hapë një studio në Afganistan”, tha Sara Barackzay.

Ajo rrëfeu udhëtimin e saj për t’u bërë artistja e parë femër e animacionit në Afganistan.

Barackzay, 27-vjeçe, lindi në provincën Herat të shkatërruar nga lufta në Afganistan.

Duke rrëfyer se vajzat ende kanë probleme të ndjekin shkollimin në Afganistan, ajo tha: “Vajzat gjithashtu kanë ëndrra dhe qëllime që duan të arrijnë. Unë jam një prej tyre. Pavarësisht të gjitha rrethanave, unë dua të arrij ëndrrat e mia”.

Gjatë viteve kur ishte në shkollën e mesme, Barackzay filloi të kopjojë personazhet vizatimorë që shihte në televizion në vizatimet e saj dixhitale.

Shumë shpejt ajo mori një bursë nga Qeveria turke për të studiuar animacionin dhe ilustrimin.

“Animacioni dhe ilustrimi janë ëndrra e ime më e madhja. Ndërsa vizatoja, doja që ata të lëviznin dhe të flisnin. Unë angazhova në këtë drejtim dhe fitova Programin e Bursave të Turqisë”, tha ajo.

Gjatë udhëtimit të saj të fundit në Afganistan, ajo organizoi më shumë se 30 kurse animacioni dhe ilustrimi dhe vazhdon trajnimet në internet.

Barackzay ka ndihmuar qindra gra të vizatojnë në mënyrë dixhitale.

Ajo aktualisht punon në projekte të ndryshme libri për UNICEF-in dhe UNESCO-n në Ankara dhe Stamboll.

Artistja afgane dëshiron të prodhojë përmbajtje për studiot e animacioneve me famë botërore si Pixar dhe Disney./AA