Arrestohet edhe Nasim Haradinaj

0
250

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është arrestuar në këto momente nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ai është arrestuar në lagjen Pejton në Prishtinë.

Haradinaj ka refuzuar që të ndalohet nga hetuesit e Speciales.

“Refuzoj të shkoj me këta të EULEX-it, me ju [Policinë e Kosovës] vi”.

Derisa ka folur me zyrtarët policorë ai është shprehur se është njoftuar se ka një urdhërarrest ndaj tij.

Pas mesditës hetuesit e Speciales e kanë arrestuar edhe Kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.