Ambasadori Gjerman me ajvarin e Krushës në mes të Berlinit

0
285

Në 20 vjetorin e bashkëpunimit gjermani-kosovar, Ambasadori Gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka bërë një gjest interesant, ai ka reklamuar ajvarin e Krushës së Madhe në Berlin.

Në shenjë bashkëpunimi 20 vjeçar në mes të Gjermanisë dhe Kosovës, Christian Heldt, e ka mbajtur fjalën duke promovuar ajvarin e zonjave të Krushës së Madhe në mes të Berlinit.

Ai ka shkruar në Twitter se për një dekadë zonjat e forta të Krushës punojnë në bashkëpunim me GIZ’in. Kështu ai ka mbajtur premtimin se do ta promovoj ajvarin e tyre në Gjermani.

“20 vjet bashkëpunim Gjermano-Kosovarë, Për një dekadë zonjat e forta të Krushës punojnë në bashkëpunim më Gizin. Ju premtova në viziten time të fundit se do ta rris ndërgjegjësimin e ajvarit në Gjermani. Tani është në dispozicion edhe në zemër të Berlinit. Gjermanë, hani më shumë Ajvar të shëndetshëm” ka shkruar Ambasadori Christian Heldt.