Ambasada e SHBA-së: Të ndiqen udhëzimet e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit

0
42

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ka thënë se është shumë me rëndësi që të ndiqen masat e reja kundër përhapjes së virusit Korona.

“E dijmë se distancimi social dhe zbatimi i kufizimeve në lëvizjen lokale është duke zgjatur. Por, është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë t’i respektojmë masat e Qeverisë së Kosovës dhe komunave lokale, për ta ndalur përhapjen e COVID-19. Do të mund ta shohim njëri tjetrin më shpejtë, nëse zbatohen këto masa. Jemi në këtë së bashku dhe së bashku mund ta mposhtim COVID-19″, deklarohet ambasada.